Fundamenti

Recetat natyrale kundër kollës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Këto ditë të gjithë ne kollitemi, disa më shumë e të tjerët më pak, por infeksionet respiratore gjithsesi se po qarkullojnë edhe te ne. Por, më së keqi është për ata që natën sytë nuk mund t’i mbyllin si pasojë e kollës së thatë. Ju sjellim disa ilaçe nga natyra, që janë efikase dhe shumë të shëndetshme.

Bimët mbajnë frontin

Armiku më i madh i kollës janë përzierjet prej bimëve, që përmbajnë gjethe delli, bliri, trumza, mëllaga… Prej këtyre bimëve, në kombinim me mjaltë apo vitamina C, shpeshherë përgatiten shurupe. Shurupi nga gjethet e dellit është i mirë kundër kollës së thatë, e ekstraktet e bimës dredhkë, që shkaktojnë hedhjen e gëlbazës jashtë. Në shtëpi mund të përgatisni preparat efikas kundër kollës nëse copëtoni qepën, e mbuloni me mjaltë dhe në një lugë fitoni lëngun, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shurupi nga dafina

Ky shurup është i shijshëm. Dafina i jep shije të veçantë, limoni i dhuron shijen e hidhur, ndërsa sheqeri të gjithë përbërësit me ujë i transmeton nëpër trup.

Përbërësit: 6 gjethe të dafinës, 2,5 dcl ujë, 6 lugë sheqer (të vrugët), limon.

Hidromorava

Përgatitja: Vloni ujin në enë. Shtoni dafinën dhe e zieni për dhjetë minuta. I nxirrni nga uji gjethet, i hidhni në enën në të cilën e përgatisni shurupin dhe përzieni sheqerin dhe e shtrydhni limonin. Përzieni mirë dhe prisni që sheqeri të tretet. Merrni nga një lugë disa herë në ditë.

Kompresat janë melhem

Te kolla e thatë dhe irrituese ndihmojnë kompresat kur gjoksin e lyeni me vaj ulliri, e mbuloni me peshqir apo me një fashë prej pambukut. Po ashtu, në ndihmë mundet t’ju dalë edhe termofori me ujë të ngrohtë, apo jastëkët elektrik, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shurupi nga portokajtë

Shurupi i portokajve po ashtu është shumë efikas te kolla e shpeshtë dhe e thatë. Së pari, lëvorja e portokallit pastrohet mirë me sodë bikarboni, më pas e imtësoni portokallin së bashku me lëvore dhe sipas shijes i hidhni sheqer, e më pas e përzieni me 1 dcl ujë dhe e zieni në avull për rreth 30 minuta. Kur të pasojnë sulmet e kollës, merrni nga një lugë të këtij shurupit.

(Kosova Sot)