Uji Dea

Klanet duan një rektor që e kthen kaosin në Universitet

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Garë e ashpër e politikës për ta marrë nën kontroll Universitetin “Hasan Prishtina”. Grupet e mbështetura nga politika i kanë shpërfaqur qëllimet e tyre.

“Rezultatet e zgjedhjeve për këshilla të fakulteteve dhe për Senat të Universitetit tregojnë se klanet janë angazhuar me gjithë fuqinë e vet që procesi zgjedhor të përfundojë me një rektor të dëgjueshëm, që do ta rikthejë kaosin në Universitet. Përderisa jashtë këshillave të fakulteteve kanë mbetur njerëz që mbajnë titullin prestigjioz “shkencëtar i vitit”, ka ngjarë që në këto organe kanë hyrë njerëz pa kurrfarë meritash, madje edhe të tillë që janë komprometuar rëndë me veprimet e veta”, shprehet eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci

Në fillim të muajit shkurt, Universiteti i Prishtinës, “Hasan Prishtina”, do të zgjedhë dekanët e rinj. Por, duke parë garën e ashpër për Senat të UP-së, ku duket se sërish njerëzit e politikës po forcohen, lë për të kuptuar se dekanët e rinj do të jenë politikë dhe krejt kjo çon deri aty sa të mendohet se po përgatitet që në postin e rektorit të vijë një njeri i politikës.

Mobi Casa

UP-ja duket se nuk do të dalë jashtë asaj që jemi mësuar ta shohim tash e 16 vjet, e udhëhequr nga njerëz që e kanë rrënuar imazhin e Universitetit më të vjetër në vend, si dhe po përgatiten që ta rrënojnë edhe më shumë. Se UP-ja po rrezikohet e pranon edhe profesori dhe njohësi i mirë i arsimit të lartë, Dukagjin Pupovci, i cili thotë se në bazë të rezultateve për Senat shihet qartë se klanet janë aktivizuar për ta zgjedhur një rektor të dëgjueshëm. “Rezultatet e zgjedhjeve për këshilla të fakulteteve dhe për Senat të Universitetit tregojnë se klanet janë angazhuar me gjithë fuqinë e vet që procesi zgjedhor të përfundojë me një rektor të dëgjueshëm, që do ta rikthejë kaosin në Universitet. Përderisa jashtë këshillave të fakulteteve kanë mbetur njerëz që mbajnë titullin prestigjioz “shkencëtar i vitit”, ka ngjarë që në këto organe kanë hyrë njerëz pa kurrfarë meritash, madje edhe të tillë që janë komprometuar rëndë me veprimet e veta.

Rasti më flagrant është në Fakultetin e Mjekësisë ku nga lista me 38 kandidatë e një grupi, që është publikuar në media një ditë para votimit, kanë arritur të zgjidhen në Këshill të fakultetit 34 persona. Pra, kjo listë i ka 90 % të votave në këtë këshill dhe mund të bëjë çfarë të dojë. Nuk përjashtohet mundësia që lista të tilla të ketë pasur edhe në fakultete të tjera”, ka thënë profesor Pupovci./kosova sot/