Fundamenti

Çfarë shëron grejpfruti + receta kundër celulitit?

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kjo pemë është e pasur me vitamina C dhe fitokemikate, e forcon sistemin imun, rregullon metabolizmin, parandalon zhvillimin e kancerit, sidomos atë të mushkërive dhe të zorrëve. Grejpfruti është bombë e vërtetë me vitamina dhe minerale – përmban kalcium, kalium, fosfor, është i pasur me vitamina A dhe C. Pos kësaj, parandalon inflamacionet, infeksionet dhe ftohjet, pastron zorrët. Përmban edhe pektinë, e cila e ul kolesterolin në gjak. Instituti amerikan sugjeron që lëngu i grejpfrutit të përdoret si pjesë e obliguar e kafjallit

Zbut gripin dhe ftohjen

Studimet e fundit për grejpfrutin tregojnë se është shumë efikas kundër viruseve dhe baktereve, prandaj sugjerohet në luftën kundër viruseve dhe baktereve. Ekstraktet e farave të tij janë preparat i fortë kundër 800 llojeve të baktereve dhe rreth 100 llojeve të kërpudhave. Nga gjethet e drurit të grejpfrutit përgatitet lëngu, që shëron pagjumësinë, por edhe dhimbjet e shkaktuara te të sëmurët nga lukthi dhe zemra, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Mbron zemrën

Me siguri nuk e keni ditur se kjo pemë mund të ndikojë në të mirë të zemrës suaj. Nëse për çdo ditë hani një grejpfrut, kolesteroli i keq do të ulet për 15,5 për qind, e trigliceridet madje për 27 për qind. Sidomos grejpfruti me ngjyrë të kuqe është i shëndetshëm, sepse ka sasi më të madhe me antioksidues.

Heq njollat e errëta nga lëkura

Kjo agrume heq njollat e errëta në gjunjë dhe në bërryla. Grejpfruti është përplot me vitamina C, si dhe me acide të buta, që ndihmojnë në heqjen e njollave. Shtrydhni një grejpfrut, përzieni lëngun e tij me një lugë sheqer dhe e vendosni në lëkurë.

Përshpejton metabolizmin

Nëse konsumoni grejpfrut, më lehtë do të humbni në peshë! Njerëzit që para secilës shujtë e hanë gjysmë grejpfruti, për tre muaj humbin 1,5 kilogram. Përbërësit e tij ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit dhe në stabilizimin e sheqerit në gjak, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Fundamenti

Elasticiteti i lëkurës

Grejpfruti ndihmon edhe elasticitetin e lëkurës. Është i pasur me vitamina C, që është i domosdoshëm për prodhimin e kolagjenit të shëndetshëm, proteinë kjo që mban lëkurën e përtërirë.

Përbërësit:

– 2 dl lëng të freskët nga grejpfruti

– 10 pika vaj të rozmarinës

– 30 ml vaj ulliri

Përgatitja dhe përdorimi:

– Të gjithë përbërësit i bashkoni, i vendosni në një shishe dhe i përzieni. Vendet e sulmuara nga celuliti së pari i rregulloni me piling, e më pas vendosni këtë përzierje. Kur ta keni vendosur e mbështillni mirë me folie prej plastike. E lini të veprojë për 45 minuta (gjatë asaj kohe mund të ushtroni – kjo jep rezultate edhe më të mira). Më pas këmbët i shpëlani me ujë të ftohtë.

(Kosova Sot)