Gjashtë ilaçet për dhimbjet e zakonshme
Kohë pas kohe, të gjithë ne vuajmë nga lloje të ndryshme të dhimbjeve, nga dhimbjet e veshit e deri te dhimbjet e dhëmbëve, nga ato të stomakut e deri te dhimbjet në nyja dhe gjetiu. Para se të përcaktoheni për tableta dhe antibiotikë të ndryshëm, në vijim ju paraqesim gjashtë ilaçet shtëpiake, pa asnjë efekt të dëmshëm anësor.
Thelbi i hudhrës, kundër dhimbjes së dhëmbit
Dhimbjet e dhëmbit, të kohëpaskohshme apo akute, në dhëmbë apo në mishin e dhëmbëve, secilin mund ta çmendin. Shkaqet mund të jenë dëmtimet, infeksionet, dhëmbi i çarë apo sëmundjet e mishrave të dhëmbëve. Thelbi i hudhrës është ilaçi më i mirë për dhimbjen e dhëmbit. Vetëm duke e përtypur një thelb të hudhrës mund ta lehtësoni dhimbjen dhe mund ta shëroni inflamacionin e mishit të dhëmbit. Opsion tjetër është duke vendosur lëng të hudhrës në pak pambuk dhe duke hedhur në dhëmbin ku ndjeni dhimbje, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Uthulla e mollës, kundër dhimbjeve të artritit
Me plakjen, shumë njerëz vuajnë prej disa llojeve të artritit, që është një inflamacion në një apo më shumë nyja në trup. Artriti mundet të prekë gjunjët, ijët, duart, gishtërinjtë dhe nyjat tjera nëpër mbarë trupin. Një nga simptomat më të shpeshta janë dhimbjet. Për të gjitha llojet e artritit, ilaçi më i mirë shtëpiak është uthulla e mollës. Uthulla e mollës ndikon në reduktimin e dhimbjeve dhe të ënjtjeve në nyja, falë përbërësve të saj kundër inflamacioneve. Uthulla e mollës ndihmon në absorbimin e nutrientëve të ndryshëm nga ushqimi që e hani plus largon helmet. Përzieni 1 lugë uthull të mollës dhe mjaltë në një gotë ujë të ngrohtë. E pini dy herë në ditë, para ushqimit.
Shafrani, kundër dhimbjeve në nyja
Dhimbjet e nyjave në gjunjë, kraharor, mund t’jua vështirësojnë bërjen e aktiviteteve të përditshme. Për një dhimbje si kjo, ilaçi më i mirë është substancë në shafran. Kurkumina, përbërësi kryesor në shafran, është një substancë që lufton inflamacionet. Krejt çfarë duhet të bëni është të përzieni një lugë pluhuri të shafranit me një lugë të vogël mjaltë në një gotë qumësht të ngrohtë. Ta konsumoni dy herë në ditë, apo së paku për disa ditë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Vaji i ullirit, kundër dhimbjes së veshit
Dhimbjet e veshit janë gjendje aspak e rehatshme që më shumë i prek fëmijët sesa të rriturit. Zakonisht, dhimbjet e vesit shfaqen si pasojë e infeksioneve, grumbullimit të lëngjeve në veshin e mesëm, ftohjet, dylli në veshë, apo bllokimet në kalimin nazal. Për trajtimin e dhimbjeve të veshit, mund ta përdorni vajin e ullirit që përmban përbërës kundër mikrobeve dhe inflamacioneve. Hidhni 3 ose 4 pika vaj të vakët ulliri në kanalin e veshit, duke e përdorur shishen që hedh pikat. Po ashtu, do ta parandaloni infeksionet dhe do të ndaloni ndjenjën e djegies brenda veshit.
Menta, kundër dhimbjeve të kokës
Njerëzit e të gjitha moshave vuajnë prej dhimbjeve të kokës, herë pas here. Shfaqen si pasojë e dehidrimit, stresit, tensionimeve, lodhjes, ftohjes, problemeve me sinuse, migrenës, qëndrimi i tepërt në diell apo si pasojë e pagjumësisë. Në vend të përcaktoheni për tabletë kundër dhimbjes, provoni të pini një gotë ujë, sepse shpeshherë dhimbjet e kokës shfaqen si pasojë e dehidrimit. Menta po ashtu është ilaç i mirë kundër dhimbjeve të kokës. Mund ta përdorni vajin e mentës apo të pini një çaj mente të përzier me një lugë mjaltë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Xhenxhefili, kundër dhimbjeve në muskuj
Dhimbjet në muskuj mund të shfaqen si pasojë e lodhjes së tepërt gjatë aktiviteteve fizike. Nëse vuani prej dhimbjeve në muskuj, kujtoni ta mbani të hidratuar trupin duke konsumuar ujë. Mungesa e ujit shkakton që muskujt të shtrëngohen dhe të kenë dhimbje. Xhenxhefili është “vrasës i dhimbjeve”, parandalon inflamacionet dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Përmban përbërës kundër inflamacioneve, dhe ngjason me aspirinën dhe ibuprufenin. Për rezultate më të mira, pini çaj xhenxhefili, duke gërryer dy rrënjë të vogla xhenxhefili në 2 gota ujë dhe e vloni për 10 minuta. Shtoni pak mjaltë sipas shijes tuaj.
(Kosova Sot)


