Fundamenti

Xhenxhefili dhe limoni kundër migrenës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Për të gjithë ata që vuajnë nga migrena, ua sjellim një recetë për përgatitjen e çajit nga xhenxhefili dhe limoni, i cili çaj i zbutë dhembjet dhe, në të njëjtën kohë, rrallon sulmet e ardhshme të migrenës.

Përpos që mund të zbutë kokëdhembjen pulsative, xhenxhefili është efikas edhe për largimin e mundimit (ndjenjës për të vjellë), i cili zakonisht paraqitet krahas migrenës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përgatitja:

ARKATANA

Një lugë të vogël të xhenxhefilit të thatë pluhur të përvëlohet me 2,5 dl ujë të valë. Të lihet që të ftohet pak, të shtohet lëngu i gjysmës së limonit dhe të pihet derisa është ende i vakët.

Çajin nga xhenxhefili dhe limoni duhet pirë disa ditë (3-4 filxhanë në ditë), e është mirë që ai të pihet edhe kur simptomat e migrenës nuk janë të theksuara, në mënyrë që sulmi i ardhshëm i migrenës, të shtyhet sa më shumë që të jetë e mundur.

(Kosova Sot)