Fundamenti

Artikulli që, si i vetëm, mjafton të jeni të shëndetshëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Për të shëruar me sukses pagjakësinë, për të detoksikuar organizmin, për të forcuar imunitetin dhe për ta shtuar forcën dhe nivelin e energjisë, mjafton që për çdo ditë të hani një artikull – panxharin.

Ky ushqim është shumë popullor te sportistët, dhe ka efektin e një”dopingut natyral”. Në mënyrë që me sukses t’i përballoni lodhjet fizike apo të vraponi, e të mos mbeteni pa ajër në mushkëri, mjafton që organizmit tuaj t’ia ofroni lëngun e panxharit, ushqim ky që ju dërgon në listën e personave më të shëndetshëm, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Studimi i fundit në Britaninë e Madhe ka vërtetuar se lëngu i freskët i shtrydhur nga panxhari u ndihmon sportistëve që ushtrimet t’i shtojnë madje deri në 16 për qind. Ekspertët theksojnë se me konsumimin e përditshëm të lëngut të panxharit vlera e nitrateve plazmatike dyfishohet, derisa shtypja e gjakut ulet dukshëm.

Hidromorava

Përgatitja: Panxharin e qëroni dhe e copëtoni imët, shtoni pak mjaltë dhe lëng limoni, që panxharit ia zbutin shijen e dheut. Masën e lini tri orë të qëndrojë e më pas e kulloni. Lëngun e freskët ta pini në mëngjes, në lukth të zbrazët.

(Kosova Sot)