UBT

Ndalohet gjilanasi, gjatë kontrollit i gjenden substanca narkotike

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Policia e Kosovës ka ndaluar të dyshuarin shqiptar shtetas të Kosovës në afërsi të “Tregut të gjelbër” në Gjilan dhe gjatë kontrollimit tek i njëjti është gjetur një sasi e dyshuar e substancës narkotike që besohet të jetë e llojit marihuanë.

I dyshimti është sjellur në stacionin policor, ku është bërë matja me peshore zyrtare e cila ka peshuar (1.7) një pikë shtatë gramë, i dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës.

Mobi Casa

Me vendim të prokurorit të shteti rasti procedohet në Gjykatë me procedurë të rregullt njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/