UBT

Politika

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

N’ daç për të shpëtuar pa të kapur fika, N’ daç për të shpëtuar pa të kapur frika, N’ daç për të shpëtuar për pa t’ sulmuar pika – Sa ma larg mbajë duart, t`i, nga politika !

Nëse politikës fillon t’i afrohesh –
Ajo është një zjarr, që kurrë nuk do të ngrohesh !
Nëse politikës fillon t’i përgjigjesh –
Ajo është një zjarr , që herë do kurë do t’ digjesh !
Nëse n’ politikë me dashje ke hyrë –

Eco Higjiena

Ajo është një gjellë fare pa yndyrë !
Ajo t’ len pa turp , të len pa fytyrë –
Ti nuk do ta shohësh vetën në pasqyrë !
Në daç mos me i lanë vetit njollë e pikë –
Kurrë mos i rras hundët nëpër politikë !
Politika t’ shtinë t’ bëhesh i pa cipë ,
Politika t’ shtinë t’ bëhesh çorbë pa kripë !

Gjilan, më 11.01.2016. Demir Krasniqi