UBT

Kanos me thikë bashkëvendësin, arrestohet i dyshuari

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës është njoftuar për një incident që kishte ndodhë në fshatin Malishevë, Komuna Gjilanit. Njësitet sektoriale të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës ka kanosur me thikë ankuesin po ashtu shqiptar shtetas të Kosovës para shtëpisë se tij.

Lëndime trupore sipas policisë fatmirësisht nuk janë raportuar. I dyshuari në fjalë është arrestuar nga ana e policisë njoftoj Ismet Hashani.

Ai është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, ku janë gjetur fakte të qëndrueshme se ai ka qenë i involvuar në këtë incident për motive të disa mosmarrëveshjeve dhe disa problemeve të mëhershme.

Uji Dea

Nga i dyshuari është konfiskuar thika (arma e ftoftë) që e ka pasur në posedim dhe e njëjta dërgohet ne PTH si dëshmi dhe provë materiale.

Ankuesi është intervistuar lidhur me rastin në stacionin policor në Gjilan.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë ndaj të dyshuarit. Rasti dërgohet në Prokurorin Themelore tha Hashani./rajonipress/