Uji Dea

Kriminalizimi shtet-biznes e lë Kosovën në geto

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Sipas njohësve të proceseve integruese, pengesa më e madhe për mosliberalizim të vizave për Kosovën nga BE-ja janë: krimi i organizuar dhe korrupsioni, mosfunksionimi i rendit e ligjit, kriminalizimi i bizneseve të lidhura fuqishëm me segmentet e politikës së inkriminuar me këto biznese mafiooligarkike, të cilat marrin kundërligjshëm edhe licenca për monopole, pastaj tenderët milionësh në Qeverinë qendrore dhe në qeveritë komunale.

NUK KA LIBERALIZIM VIZASH ME PUSHTETARË TË KORRUPTUAR

Edhe 2017-a në pikëpyetje për lëvizjen e lirë

Sipas njohësve të proceseve integruese, pengesa më e madhe për mosliberalizim të vizave për Kosovën nga BE-ja janë: krimi i organizuar dhe korrupsioni, mosfunksionimi i rendit e ligjit, kriminalizimi i bizneseve të lidhura fuqishëm me segmentet e politikës së inkriminuar me këto biznese mafiooligarkike, të cilat marrin kundërligjshëm edhe licenca për monopole, pastaj tenderët milionësh në Qeverinë qendrore dhe në qeveritë komunale.

Qytetarët e Kosovës pritën kot që më së voni deri kah fundi i këtij viti ta fitojnë të drejtën e lëvizjes në zonën Schengen pa viza, sikur qytetarët e vendeve të tjera në rajon, por të gjitha sinjalet që vijnë nga BE-ja e shuajnë këtë shpresë se një “barrikadë” e tillë do të hiqet së pakut në vitin vijues, në 2017-n.

Analistët politikë dhe përfaqësuesit e opozitës konsiderojnë se në mesin e dy kritereve të mbetura si të paplotësuara nga autoritetet e shtetit të Kosovës, Demarkacioni dhe sundimi i ligjit, detyra e dytë është ndër më të rëndë- sishme dhe pengesa kryesore që po e bllokon këtë proces.

ARKATANA

Sipas njohësve të proceseve integruese, pengesa më e madhe për mosliberalizim të vizave për Kosovën nga BE-ja është krimi i organizuar dhe korrupsioni, mosfunksionimi i rendit e ligjit, kriminalizimi i bizneseve të lidhura fuqishëm me segmentet e politikës së inkriminuar me këto biznese mafio-oligarkike, të cilat marrin kundërligjshëm edhe licenca për monopole, pastaj tenderët milionësh në Qeverinë qendrore dhe në qeveritë komunale. Për të gjitha këto pika të zeza, BE-ja ua ka bërë të qartë qeveritarëve se Kosova në vend se të shkojë përpara ka kthim prapa në fushën e sundimit të ligjit dhe atë të dekriminalizimit të politikës që ushqehet nga mafio-bizneset e inkriminuara e për ketë shkak, Kosova nuk ka perspektivë në integrimet evropiane, shkruan gazeta Kosova Sot.

Kriminaliteti i ‘jakës së bardhë

Politologu Bejtullah Ibrahimi konsideron se Kosova ka potencial për të qenë përfitues i liberalizimit të vizave, madje edhe më shume, si pjesë e familjes evropiane në përgjithësi, sepse kulturalisht e gjeografikisht jemi aty dhe nuk dallojmë shumë, por janë pikërisht këto problemet e mëdha, me të cilat po ballafaqohet vendi, sidomos në aspektin e sundimit të ligjit, që kanë bërë që vendi të stagnojë në shumë sfera dhe nga ky stagnim më së shumti po e pëson populli. “Vendi ynë si të gjitha vendet e rajonit, Evropës dhe në përgjithësi të botës vuan nga krimet e ndryshme, por vuajtjen më të madhe e ka nga “kriminaliteti i jakës së bardhë”, i cili po e ngulfat të ardhmen evropiane të vendit. Klasa politike e vendit që nga paslufta target ka pasur pasurimin pavarësisht formës, dhe kësaj me sukses ia kanë arritur, ku secili politikan i ‘fortë’ qëndron prapa bizneseve të fuqishme, prapa përqindjeve në tenderë dhe kësisoj ka ndodhur zhvillimi (pasurimi) i politikanëve dhe, assesi i Kosovës. Ky fakt natyrisht është pengesa më e madhe e liberalizimit dhe integrimit në përgjithësi, ku shpeshherë është thënë edhe nga bashkësia evropiane”, tha Ibrahimi për “Kosova Sot”. Ai thotë se tani në situata dhe kushte anormale, të presësh nga ata të cilët Kosovën e kthyen në anormalitet për të ndryshuar qasje dhe për të filluar epoka e sundimit të ligjit është “hipokrizi”, sepse barrën dhe peshën më të madhe si çdoherë edhe kësaj radhe duhet ta mbajë populli për të ndryshuar situatën, për të ndëshkuar politikën që po e mban peng çdo proces pozitiv për të ardhmen e vendit. “Kam besim se vetëdija qytetare gjithandej Kosovës është zgjuar dhe tani më këtyre “politikanëve” do t’u tregohet vendi një herë e përgjithmonë dhe përfundimisht vendi të çlirohet nga kjo ngufatje, e cila u bë tashme 17 vite, kjo pastaj pashmangshëm do të hapte horizonte të reja dhe liberalizimi madje dhe vetë integrimi do të jenë çështje normale”, ka potencuar Bejtullah Ibrahimi.

Kapja e shtetit në çdo institucion

Edhe prof. i së drejtës Muhamet Kelmendi pohon se një ndër detyrat më të rëndë- sishme, që nuk po kryhen nga institucionet e këtij shteti, në raport me proceset integruese, edhe për liberalizimin e vizave, ka të bëjë me fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit brendapërbrenda vetë institucioneve të shtetit. “Nuk mund të luftohet korrupsioni si dukuri e rëndë e krijimit të pasurisë së kundërligjshme, derisa nuk ka vullnet për nxjerrjen e legjislacionit adekuat, me të cilin rregullohet edhe çështja e luftimit të mafisë “shtetërore”, identifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së personave që e kanë krijuar me veprime kriminale”, ka potencuar ai. “Kemi një grumbull të madh të njerëzve dhe të fushave të ndryshme institucionale, që ekzistojnë dhe bashkëpunojnë mes vete. Ata e kanë kapur shtetin dhe sundojnë edhe me ekonominë, dhe çdo fushë tjetër të interesit. Janë ata që nuk lejojnë të shkëputet zinxhiri i krimit politiko-ekonomik e mafioz, prandaj vendi vazhdon të jetë i izoluar me pa të drejtë, dhe për këtë tagrin e paguajnë qytetarët e Kosovës”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”.