Mobi Casa

AKP i bartë 61.3 milionë euro në buxhetit e shtetit

/ 2 minuta lexim
HW

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit sot ka mbajtur mbledhjen e parë, pak ditë pasi emërimit të Bordit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Në këtë mbledhje të udhëhequr nga Petrit Gashi, Kryesues i Bordit, u diskutua për një varg çështjesh të përcaktuara me agjendë bazuar në mandatin ligjor të AKP-së.

Bordi në mënyrë unanime miratoi vendimin për bartjen e shumës prej 61.3 milionë euro nga fondet e mirëbesimit të Ndërmarrjeve Shoqërore në likuidim në buxhetin e Republikës së Kosovës, ashtu siç parashihet me Ligjin e AKP-së, për nevoja të shfrytëzimit nga ana e Qeverisë së Kosovës. Këto mjete janë ndarë nga fondet e përcaktuara si tepricë prej procesit të likuidimit të 125 ndërmarrjeve shoqërore.

Gjithashtu, Bordi diskutoi lidhur me zhvillimet e fundit në ndërmarrjen shoqërore “Trepça” nën administrimin e AKP-së, dhe në këtë kuadër shqyrtoi, dhe me pajtimin e të gjithë anëtarëve prezent të bordit miratoi kërkesën e ndërmarrjes Trepça për shitjen e koncentratit të plumbit dhe zinkut.

Eco Higjiena

Në këtë takim, anëtarët e Bordit të Drejtorëve u zotuan se do të punojnë me përkushtim dhe profesionalizëm gjatë ushtrimit të mandatit si anëtar të këtij organi, gjithnjë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me Ligjin e AKP-së dhe ligjet e tjera në fuqi, me synimin që t’i kontribuojnë zhvillimit ekonomik të vendit.

Bordi përbëhet nga tetë anëtarë: Petrit Gashi, kryesues, Bajram Zejnullahu, drejtor; Hamdi Jaha, drejtor; Hasime Mazreku-Krasniqi, drejtor, Haxhi Arifi, drejtor, Ismail Januzi, drejtor, Ranko Djokiq, drejtor dhe Skender Komoni, drejtor.

Kjo ishte mbledhja e 70-të e Bordit të Drejtorëve që nga themelimi i Agjencisë, ndërsa mbledhja e ardhshme do të mbahet në pjesën e dytë të muajit janar 2016. /Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.