Eko Higjiena

Dështimi i Ahmetit gremis ‘Vetëvendosjen’

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Duke listuar një nga një dështimet dhe keqqeverisjen e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, në krye të Prishtinës, analistët politikë dhe njohësit e sundimit të ligjit konsiderojnë se fatura e gabimeve të mëdha dhe qeverisja e keqe gjithsesi do t’i kushtojnë shtrenjtë subjektit të tij politik, duke rrezikuar përjetimin e fatit të ish-subjektit politik, FER.

GASHI: “Shpend Ahmeti sillet si një ‘kryetar’ me busull të humbur, pa kontroll elementar, duke reaguar pa rend e pa vend, pa e kërkuar fjalën nga kryesuesi dhe duke fyer dhe duke u çjerrë skizofrenisht”.

“Po ofrohet momenti i gjykimit të të gjitha atyre grupeve dhe bandave kriminale që pasurohen në mënyrë të fëlliqur, siç janë disa grupe oligarkësh, ‘Devollët’ dhe grupi ‘Pronto’, ku disa politikëbërës edhe të “Vetëvendosjes” thuajse janë mishëruar me ta. Është e sigurt që kjo lidhje e “Vetëvendosjes” me klanin ‘PRONTO’ do t’i kushtojë këtij subjekti politik shtrenjtë në zgjedhjet e ardhshme, kur votuesi do të dijë si ta japë vlerësimin dhe gjykimin”, thekson analisti Ali Hertica,raporton Gazeta Kosova Sot

ARKATANA

Duke listuar një nga një dështimet dhe keqqeverisjen e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, në krye të Prishtinës, analistët politikë dhe njohësit e sundimit të ligjit konsiderojnë se fatura e gabimeve të mëdha dhe qeverisja e keqe gjithsesi do t’i kushtojnë shtrenjtë subjektit të tij politik, duke rrezikuar përjetimin e fatit të ish-subjektit politik, FER. Sipas tyre, mund të jetë fundi i Lëvizjes “Vetëvendosje” si parti me rritje të elektoratit për shkak të qeverisjes së dobët në kryeqytet. Kjo lëvizje mendonte se mund ta bënte një model ndryshe me qeverisjen në Prishtinë, por ky model rezultoi plotësisht i dështuar, i dëmshëm dhe i komprometuar, me paligjshmëri dhe anarki. Tani po vërtetohet se qeverisja e Shpend Ahmetit, Dardan Sejdiut e Liburn Aliut, është një shembull i keqqeverisjes dhe anarkisë, që po rezulton edhe me shkeljet e panumërta që kanë bërë gjatë këtij mandati qeverisës kjo treshe që po e keqqeveris Prishtinën.

Prof. Riza Smaka, një nga optimistët e mëdhenj në fillim të mandatit të qeverisjes nga “Vetëvendosje”, madje edhe mbështetës me votë për kryetarin e tanishëm, pohon se dështimi i madh i kryetarit Ahmeti dhe i këtij subjekti politik me Prishtinën pashmangshëm që do ta rrezikojnë edhe të ardhmen e këtij subjekti politik në elektorat, nga fakti se shumica e votave janë siguruar në të dyja mandatet nga pjesa dërmuese e qytetarëve të Prishtinës.

Ndryshimet e pritura nuk erdhën Smaka i numëron një nga një disa nga dështimet më të mëdha që i faturohen tani kryetarit Ahmeti në qeverisjen e Prishtinës. “Në procesin e zgjedhjeve lokale kam qenë një nga mbështetësit e Shpend Ahmetit, madje në saje timen edhe jo pak persona të afërm me mua kanë qenë të tillë. Natyrisht, pritjet tona ishin në drejtim të vënies së një rregulli elementar në ndërtimtari, jo dosido, kudo e nga kushdo, por përkundrazi sipas ligjit në aplikim e planifikimit urban. Po ashtu pritjet shtriheshin në rregullimin e trafikut urban, gjelbërimit pastërtisë etj. Ndërkaq, sipas këndvështrimit tim, fitimi i pushtetit lokal në Prishtinë nga VVja virtualisht nuk shkaktoi ndryshime të pritura e shumë të premtuara nga Shpendi me eskortën e vet!”, u shpreh Smaka. “Ndërtimet ilegale pothuajse mbetën çfarë ishin gjatë qeverisjes problematike të LDK-së! Në drejtim të mirëmbajtjes e përparimit të ambientit nuk është bërë, as përafërsisht, sa ka mundur të bëhej! Trafiku urban mbetet çfarë ishte edhe më parë! Papastërtia është irrituese, derisa shumë vende të nevojshme e përshtatshme nuk janë gjelbëruar, përkatësisht nuk janë mbjellë me dru gjelbëruese! Drunjtë e mbjellë, më parë nga qytetarë të pandërgjegjshëm të thyer, nuk sanohen as nuk zëvendësohen! Pamjet e jashtme të ndërtesave publike, në kundërshtim me planin urbanistik e estetikën elementare, janë deformuar e vijojnë të çoroditen me shtesa anësore, nënkatëshe e mbikatëshe!”, potencoi më tutje ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.