FIDANISHTJA

A do t’i rikthehet politikës – Flet nga Haga ish- presidenti Hashim Thaçi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se nuk synon rikthim në garën për poste politike, duke përjashtuar çdo rol aktiv në politikën e drejtpërdrejtë të pushtetit.

Ai ka theksuar se nuk do të marrë as rolin e disidentit, as të kritikuesit të vazhdueshëm politik, dhe as të një figure që kërkon “pushtet të heshtur”.

“Në politikën garuese për poste pushteti – jo. A do të luaj rolin e disidentit të heshtur apo të zhurmshëm? Jo”, ka deklaruar ai.

Thaçi ka shtuar se nuk do të ndërtojë identitet politik mbi kritikën apo mbi rolin e viktimës.

Uji Dea

“A do të jem kritikues për hir të kritikës? Jo. A do të pretendoj të jem njeriu me ‘pushtet’ të heshtur? Jo”, është shprehur ai.
Megjithatë, ai ka theksuar se do të vazhdojë të reflektojë dhe të shkruajë për përjetimet e tij personale dhe politike, si dhe për zhvillimet e ardhshme.

“A do t’i hedh në letër gjithë përjetimet jetësore? Sigurisht që po. A do të përcjell opinione për të ardhmen? Patjetër që po”, ka thënë Thaçi.

Në fund, ai ka deklaruar se nuk e konsideron veten të dorëzuar ndaj “fatit të shkruar nga të tjerët”, duke shtuar se beson në një plan më të madh që, sipas tij, nuk është në dorën e njeriut. /Gazeta10

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.