Eko Higjiena

Politika e korruptoi drejtësinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Edhe një vit i dështuar në sundimin e ligjit. Kupola e gjyqësorit nuk arriti ta reformojë sistemin

Sipas njohësve të çështjeve të drejtësisë, nuk do të ketë reformë derisa nuk kryhet një verifikim i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve, një verifikim që të mos rezultojë vetëm farsë apo formalitet

Edhe pas rreth 16 vjetësh nga çlirimi, sistemi i drejtësisë nuk ka mundur të dalë nga kolapsi. Me ligjet e reja për Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial, apo për gjykatat dhe prokuroritë, që hyjnë në fuqi në fillim të vitit 2016 dhe pjesa tjetër në vitin 2017, pretendohet që sistemi i drejtësisë të ketë një stabilitet, në mënyrë që të konsolidohet në përmirësimin e cilësisë, efikasitetit dhe performancës.

Fundamenti

Por, a do të realizohen këto kushte, duke pasur parasysh që reforma e re në drejtësi është ende në fazën e planifikimit, pasi nuk ka asgjë konkrete dhe kur procesi i verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka qenë i pasuksesshëm?

Sipas njohësve të çështjeve të drejtësisë, nuk do të ketë reformë derisa nuk kryhet një verifikim i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve, një verifikim që të mos rezultojë vetëm farsë apo formalitet. Deri më tani krenari për sistemin e drejtësisë mbetem vetëm mjetet ligjore, por kur ato nuk përdoren për të pastruar gjyqësorin dhe prokurorinë do të thotë që reforma në drejtësi po kundërshtohet me çdo kusht nga vetë njerëzit e saj.

Sipas profesorit Muhamet Kelmendi, që të zbatohen ligjet në praktikë, duhet që më parë të bëhen reformat në drejtësi në mënyrë që të kemi një sistem juridik e shumë profesional dhe ligji të jetë mbi të gjithë. “Kjo është një çështje, të cilën e ka kërkuar edhe Komisioni Evropian, pasi faktorë kryesorë për liberalizimin e vizave është reformimi i drejtësisë dhe pa këtë hap nuk do të ketë ecje përpara”, thotë ai./kosova sot/