FIDANISHTJA

AKP: 29 mijë lëndë të pazgjidhura të ndërrmarrjeve shoqërore

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), e përmbyll vitin me 29 mijë lëndë të pazgjidhura që janë kryesisht në Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme.

Synimi kryesor për ushtruesin e drejtorit menaxhues të AKP-së, Avni Jasharit tha se mbetet zgjidhja e problemit të uzurpatorëve. Ndërsa sfida për AKP-në sipas tij po ashtu mbetet kompletimi i menaxhmentit të AKP-së, kombinatit metalurgjik “Trepça”, dhe shpronësimet e pronave shoqërore.

Jashari: Sfidë mbetet edhe procesi i Trepçës

“Sfidat kryesore për vitin e ardhshëm janë disa prej të cilave ne mund t’i përmendim . Kompletimi i menaxhmentit , menaxhimi i procesit të liberalizimit të agjencisë , rishqyrtimi i rregullativës së shitjes së proceseve në të ardhmen. Çështja e ‘Trepçës’, pagesa e mjeteve të shpronësimit nga Qeveria për shkak se ekzistojnë 555 raste për prona shoqërore që janë shpronësuar mirëpo paraët nuk janë paguar ende dhe vendosja e ndërmarrjeve të mbetura në likuidim”, tha Jashari.

Ai po ashtu tha se ka shumë raste të pronave të cilat janë lëndë të pazgjidhura në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.

Jashari: 29 mijë lëndë të pazgjidhura

Eco Higjiena

“Janë diku rreth 29 mijë lëndë gjyqësore të cilat presin shqyrtim si në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, ashtu edhe në Gjykata të rregullta. Agjencia nuk i ka shitur ende edhe 1500 asete të ndërmarrjeve shoqërore…Janë nënshkruar 1286 kontrata të shitjes . Kjo i bie që për nga numri i aseteve të shitura nuk është përfunduar as gjysma e aseteve , mirëpo asetet e mbetura kanë një vlerë më të vogël normalisht se sa ato që ato janë shitur. Rreth 15 mijë kërkesa kreditore gjenden sa i përket procesit të likuidimit. 6922 janë ankesa sa i përket 20 përqindëshit të punëtorëve”, tha Jashari.

Jashari tha se pengesë janë edhe ndërtimet ilegale në prona shoqërore.

Jashari:Asetet e uzurpuara nuk shiten pa u zgjidh çështja

“Pengesë kryesore tjetër cila ndikon në përmbylljen me sukses në procesin e privatizimit është edhe ndërtimi jo ligjor në pronat e ndërmarrjeve shoqërore. Janë të identifikuara 2100 ndërtime joligjore që kanë ndodh prej vitit 1999 e deri më tani….Ne do të sigurohemi që asnjë aset të mos shitet pa u liruar nga uzurpatori…Shpërndarja e 20 përqindëshit për autorët e ndërmarrjeve shoqërore, vetëm gjatë vitit 2015 i kemi shpërndarë 8 milionë euro. Rritja e efikasitetit në administrimin e pronave shoqërore ku për shkak të vendimeve që i kemi marrë në nëntor të vitit 2014 për trajtimin e aseteve të uzurpuara,79 lokale të reja janë identifikuar vetëm gjatë vitit 2015”, tha Jashari.

Ai po ashtu tha se kanë shumë punë për të bërë por që të gjitha vendimet duhet të priten të miratohen nga bordi i ri, i cili pritet që të fillojë punën vitin e ardhshëm.