Fundamenti

E gëzon Kosovën, zhgënjen Norvegjinë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Bersant Celina nuk ka më dyshime. Mesfushori i Manchester Cityt e ka zgjedhur Kosovën para Norvegjisë. 19-vjeçarit, i rritur në shtetin skandinav, i rrahu më shumë zemra për vendin e të parëve të tij. Ky vendim i tij e ka dëshpëruar Norvegjinë. Ndërkohë trajneri i Cityt, Manuel Pellegrini, beson se prizrenasi do të ketë karrierë të suksesshme

Bersant Celina ishte një temë e nxehtë e kohëve të fundit. Talenti kosovar ishte në mes të Norvegjisë dhe Kosovës, por në fund duket se i ka hequr të gjitha dyshimet. 19-vjeçari ka luajtur për të rinjtë e shtetit skandinav, por edhe me Përfaqësuesen A të Kosovës.

Mirëpo, norvegjezët kanë mbetur të zhgënjyer me intervistën e fundit të babait të Bersantit, Eduardit, i cili njoftoi se i biri i tij e ka zgjedhur Kosovën, me të cilën e realizoi edhe golin e parë në duel me Shqipërinë, në miqësoren e nëntorit.

“Ka luajtur për Kosovën dhe ka shënuar gol kundër Shqipërisë muajin e kaluar. Kështu që, mendoj se ai ka vendosur. Do të luajë për Kosovën”, thotë babai i lojtarit për “Nettavisen”, përcjell Zëri.

Celina nuk ka luajtur asnjëherë me ekipin A të Norvegjisë dhe nuk e ndiente të luante me ekipin e të rinjve të këtij vendi. “Ai nuk ka luajtur për ekipin A të Norvegjisë. Nëse do të flisja më shumë, do të përkeqësoheshin gjërat”, ka shtuar ai.

E vlerëson Pellegrini

Babai i Bersantit shton se lojtari i krahut të majtë është në planet e trajnerit të Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, edhe pse nuk ka luajtur ende në ndeshje zyrtare me gjigantin anglez. Sipas Eduardit, trajneri kilian ka folur fjalë të mëdha për Celinën.

Mobi Casa

“Ai është me skuadrën. Kjo është diçka e mirë”, shtoi Celina senior, raporton Zëri. “Atij po i ecin punët mjaft mirë. Është njëri nga lojtarët e ekipit të të rinjve, por ushtron me skuadrën e parë çdo ditë. Ai e ndien atmosferën përreth çdo ditë”, tha babai i Celinës.

“Pellegrini e sheh mjaft mirë Bersantin. Ai ka besim të madh në Bersantin dhe mendon se do ta ketë një karrierë të madhe”, përfundoi babai i futbollistit.

Norvegjia, e zhgënjyer

Leif Gunnar Smerud, përzgjedhës i ekipit U-21 të Norvegjisë, ndihet i zhgënjyer me faktin që prizrenasi e zgjodhi Kosovën para Norvegjisë, duke shtuar se vendi skandinav e ka humbur një lojtar të madh.

“Më vjen keq që Bersanti nuk dëshiron të luajë për Norvegjinë, por ne duhet ta respektojmë zgjedhjen që e ka bërë”, u shpreh trajneri norvegjez.

“Është një lojtar i ri, i talentuar. Ai ka kualitet të jashtëzakonshëm dhe mua ma kishte dhënë një sinjal të fortë si trajner, kur e pata angazhuar”, vazhdoi Smerud.

“Mirëpo, është fundamentale që një lojtar duhet ta dojë vërtet Norvegjinë, për ta prezantuar vendin tonë. Bersanti nuk e donte këtë vend dhe duhet ta respektojmë këtë”, përfundoi ai. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.