ARKATANA

Bankat me fitime marramendëse

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Bankat në Kosovë vazhdojnë të janë bizneset më të qëndrueshme dhe më profitabile në rajon. Ato vazhdojnë të raportojnë fitime të larta edhe gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2015, krahasuar me vitet paraprake.

Nga të dhënat e publikuara, sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shihet se gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti bankat komerciale arritën fitim neto në vlerën prej 69.3 milionë eurove. Vetëm gjatë muajit shtator bankat shënuan fitim neto në vlerë prej 9.6 milionë eurosh.

Banka Qendrore e Kosovës tregon në raport se si të hyra kryesore bankat i kanë të hyrat nga interesi (140.8 milionë euro), shpenzimet e interesit deri në këtë tremujor janë 17.6 milionë euro, ndërsa shpenzimet e përgjithshme dhe ato administrative janë 76.3 milionë euro.

UBT

Asetet e bankave deri në fund të muajit shtator arrijnë në vlerën prej 3.32 miliardë euro, vlera e kredive është 1.99 miliardë euro, me rritje vjetore të kredive prej 7.5% (9% kreditë e ekonomisë familjare dhe 7.2 % kreditë për ndërmarrje).

Vlera e depozitave të qytetarëve është 2.66 miliardë euro duke shënuar rritje vjetore prej 5.5%. Norma efektive e interesit që bankat u paguajnë qytetarëve për depozita llogaritet të jetë 0.9%. Kapitali vetanak i bankave komerciale në Kosovë arrin vlerën e 358.2 milionë eurove.

Aktualisht në Kosovë operojnë 10 banka komerciale nga të cilat 8 kanë pronësi të huaj, ndërsa 2 vendore. Ato i kanë gjithsej 265 degë në të gjithë vendin. Të punësuar në këto banka janë 3,409 punëtorë. /Kallxo.com/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.