HW

Amnistia e borxheve, diskriminuese

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vërejtje të shumta në adresë të Qeverisë për Ligjin problematik. Përplasje ligjore dhe përfitime kriminale

“Përgjegjës për këtë skandal të ashtuquajtur të borxheve janë Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa, të cilët rrezikojnë ta paguajnë faturën e këtyre krimeve”, theksoi Isa Mulaj

Eco Higjiena

Deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe ekspertë të ekonomisë kanë vërejtje të shumta në adresë të Qeverisë lidhur me miratimin e Ligjit për faljen e borxheve, i cili, sipas tyre, bie ndesh me disa ligje të tjera në fuqi, nga të cilat duhet veçuar Ligjin për ruajtjen e të dhënave personale të qytetarëve, por edhe Ligjin për trajtimin e rasteve sociale.

Si i tillë, sipas ekspertëve dhe deputetëve, Ligji për faljen e borxheve vlerësohet të jetë një ligj diskriminues. Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bali Muharremaj, tha se nuk ka fije dyshimi se Ligji për faljen e borxheve tashmë po shihet se bie ndesh me ligje të tjera, sikur janë: Ligji për të dhënat personale, lirimet e rasteve sociale. etj. “Por, kësaj garniture pushtetarësh nuk u kanë interesuar e nuk duan të dinë për çështjet e ruajtjes së integritetit të individit dhe biznesit me rastin e publikimit të këtyre listave. Sepse atyre u intereson vetëm gllabërimi sa më i madh i pasurisë së qytetarëve të Republikës, pa zgjedhur formën dhe metodën se si të vijnë deri tek paratë”, ka thënë ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.