ARKATANA

Dështojnë francezët

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Tani më edhe zyrtarisht ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se konzorciumi francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, ka dështuar të sigurojë 163 milionë euro për fazën e parë të investimeve në resortin e Brezovicës.

Ky dështim për të përmbushur kushtin kryesor ka bërë që javë më parë kompania “Brezovica Resort” LLC (Partneri Privat), të bëjë kërkesë për zgjatjen e afatit deri më 31 maj të vitit 2016.

Fundamenti

Sipas ministres, kjo shtyrje ka bazë ligjore, pasi që si standard për marrëveshjet për financim të projekteve, neni VII. 4 e dosjes së tenderit të KPP shprehimisht përcakton se secila palë në Marrëveshjen e PPP-së mund të zgjasë afatet palës tjetër në rast të një dështimi për të përmbushur ndonjë nga kushtet paraprake për hyrjen e plotë në fuqi të Marrëveshjes së PPP-së.

Duke u bazuar në këtë dosje tenderi komisioni ndërministror ka marrë vendimin, që kontrata dhe data e fundit për sjelljen e dokumentacionit, që dëshmojnë mobilizimin e financave, të jetë 31 maji i vitit 2016./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.