Fundamenti

De Biasi flet për problemet e Gashit me trajnerin e Baselit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gianni De Biasi, në një intervistë për të përditshmen zvicerane, Blick, ka folur për situatën e Shkëlzen Gashit te skuadra zvicerane, Baseli.

Gashi edicionin e kaluar ishte lojtari kryesor i Baselit që shënoi 22 gola në 35 paraqitje, por këtë edicion, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka bërë vetëm pesë paraqitje për Baselin duke shënuar 2 gola.

Sipas mediave zvicerane, raporti i Gashi me trajnerin Urs Fischer, nuk është aspak e mirë, të njëjtën gjë e mendon edhe Giani De Biasi.

ARKATANA

“Kam folur me të, Gashi më ka thënë se nuk po arrin të kuptojë se çfarë në të vërtetë po ndodh. Sidoçoftë, Gashi është duke kërkuar për një zgjidhje në afatin e janarit nëse situata nuk ndryshon te Baseli”, ka thënë De Biasi për Blick.

“Për mendimin tim, marrëdhënia e Gashit me trajnerin nuk është aspak e mirë. Ai kishte këtë trajner edhe te Zurich dhe përafërsisht edhe atje ishte e njëjta situatë. Trajneri ka shumë zgjidhje në sulm te Baseli dhe ndoshta për arsye taktike nuk e inkuadron Gashin. Lojtari jon e ka pranuar tashmë këtë gjë dhe është duke shikuar për një zgjidhje në afatin e janarit”, ka deklaruar trajneri i Kombëtares shqiptare. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.