Uji Dea

Muric: Luftojmë për vendin e parë në grup, duam më shumë se play-offi

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, synon një garë “dhëmbë për dhëmbë” me Zvicrën për vendin e parë në grupin kualifikues të Kupës së Botës 2026, shkruan Gazeta Express.

Në një podcast të publikuar në kanalin zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës në YouTube, Muric tha se objektivi i tyre është vendi i parë në grup, duke theksuar se ekipi po kalon një formë të mirë fizike dhe psikologjike, dhe ka gjasa reale për fitore në ndeshjen kundër Sllovenisë.

Megjithatë, gardiani i Sassuolos shprehu keqardhje që nuk do të mund të luajë për shkak të pezullimit me kartonë.

Mobi Casa

“Kam besim të plotë te portierët e tjerë — ata stërviten njësoj si unë dhe japin maksimumin çdo ditë për t’u përmirësuar. Jam i sigurt që janë gati,” u përgjigj Muric kur u pyet nëse beson te bashkëlojtarët e tij në portë.

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e parafundit të kualifikimeve për Botërorin kundër Sllovenisë, më 15 nëntor./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.