Mobi Casa

LDK: Qeverisja Sinani po e dërgon drejt kolapsit financiar komunën e Kamenicës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Dega e LDK-së në Kamenicë vlerëson se qeverisja Komunale edhe gjatë këtij viti po thuajse nuk realizoj asnjë projekt konkret përveç asfaltimit të ndonjë rruge lokale dhe ato në kohën kur jemi në sezonën e dimrit. Ajo që e veçon këtë qeverisje është punësimi politik dhe familjar si në arsim, administratë komunale dhe në sektorin e shëndetësisë, mbajtja në punë e shumë punëtorëve me kontratë në vepër si dhe papërgjegjësia në punë, këtë fakt para disa dite e pranoj edhe vet kryetari Sinani ku shumë zyre të ekipit të tij i publikoj se janë të mbyllura duke u ankuar te qytetarët për mos prezencën e punëtorëve të vet në punë thuhet në reagimin e LDK-së në Kamenicë.

Sipas LDK-së kjo qeverisje për çdo ditë e më shumë po tregon se nuk është e aftë të Qeverisë Komunën, duke e dërguar Komunën drejt kolapsit financiar dhe kjo si pasojë e mbi punësimit në administratën komunale dhe kryesisht në Arsim duke e ditur se për çdo vit po bie numri i nxënësve e në anën tjetër rritet numri i të punësuarve.

Vazhdojnë shpenzimet e paarsyeshme me vetura zyrtare dhe private të zyrtarëve komunal, por edhe të tjerëve. Por pasojat po i bartin qytetarët sepse taksat e tyre nuk po shkojnë në investime kapitale, por në paga dhe shpenzime të pushtetarëve, ku për vitin e ardhshëm nga 850 mijë euro të hyra komunale vetëm 350 mijë janë planifikuar për investime, e çka do të thotë se 500 mijë euro janë të destinuara për mbulesë të pagave dhe mallrave dhe shërbimeve.

FIDANISHTJA

Gjatë këtij viti edhe pse ishin të planifikuara 50 mijë euro për bursa të studentëve, ato nuk u ndanë. Kjo qeverisje vazhdon me avazin e njëjtë duke vazhduar për të premtuar se do të investojnë e në realitet janë vetëm fjalë boshe.

Kryetari Sinani vazhdon të thirret në realizimin e projekteve kapitale siç është rruga e Lisockës – investim nga Ministria e Infrastrukturës, dhe Shkolla e Mesme në Roganë- investim nga Komisioni Evropian, ku për këto projekte nuk e ka bërë as edhe një kërkesë të vetme sepse këto projekte ishin të aprovuara para se të vij ky në pushtet thuhet në reagimin e Degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.