Hidromorava

Korrupsioni luftohet veç me fjalë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sipas raportit të fundit të organizatës “Transparency International”, e cila publikon indeksin e korrupsionit pothuaj për të gjitha vendet e botës, Kosova renditet në vendin e 110-të në listën e shteteve më të korruptuara nga totali prej 174 vendeve. Shtrirja e këtij fenomeni nuk njeh institucion, e as nivel të llogaridhënësve që mbajnë poste udhëheqëse në shtet, komunë, institucion të pavarur, apo ish-ndërmarrjet shoqërore.

Këtë e thotë edhe Hasan Preteni, që drejton Agjencinë Kundër Korrupsionit. Sipas Pretenit, po përsëritet i vetmi konstatim se luftës kundër korrupsionit në Kosovë po i mungojnë numrat, ka progres në legjislacion dhe parandalim, por luftimi mbetet shumë për të dëshiruar. “Nuk ka aktakuza ‘të fuqishme’ dhe normalisht që pastaj nuk kemi as aktgjykime”, ka potencuar Preteni.

FIDANISHTJA

Ai ka thënë se janë disa raste në proces por të gjitha ato udhëhiqen nga ndërkombëtarët, dhe nuk ka as guxim e as gatishmëri që të ketë rezultate në këtë lëmi. Gjatë vitit 2014, AKK-ja ka zhvilluar procedurën e hetimeve paraprake në gjithsej 304 raste, kurse prej të cilave 56 prej tyre janë bartur nga vitet paraprake, kurse gjatë vitit 2014 janë pranuar edhe 248 raste./zeri/