Këtë të shtunë në Gjilan promovohet libri biografik kushtuar Ismail Kadriut
Gjilan – Të shtunën duke filluar nga ora 14.00 në sallën e Teatrit të Gjilanit promovohet libri biografik “Ismail Kadriu njeriu me vizion të qartë”, përgatitur nga Ibrahim Kadriu. Ismail Kadriu ishte mësues e pedagog, veteran i arsimit shqip, atdhedashës të cilin e ruajti me besnikëri, atë ua zbuloi vetëm shokëve të besës e të fjalës, asnjëherë s’e tradhtoi idealin e popullit të vet, idealin për liri, për të cilin punoi pa reshtur.
Ismail Kadriu nga mosha 16 vjeçare kur filloj punën si mësues në fshatin Stanqiq e deri në vdekje punoj e jetoj me nder, përkushtim e atdhedashuri për të shkolluar gjenerata të tëra, për të qenë pjesë e zhvillimit dhe avancimit në Gjilan e Anamoravë dhe me të drejtë institucionet arsimore në Gjilan i kanë lënë emrin e tij shkollës fillore në Zabel të Sahit Agës.
Duke pasur këto atribute dhe vlera të pazëvendësueshme për fushën e arsimit dhe kombit të shtunën promovohet libri biografik i Ismail Kadriut ku flitet për jetën dhe veprën e tij të bollshme e të pasur atdhetare e kombëtare./rajonipress/


