United Hospital

Lutfi Haziri, takime të rëndësishme në Kanada për zhvillimin ekonomik të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Në ditën e tretë të vizitës zyrtare në Alberta të Kanadasë, kryetari I Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka takuar kryetarin e Calgary, Naheed Nenshi, si dhe është pritur në një takim pune nga zëvendës presidentja e Agjencisë për Zhvillim Ekonomik të Calgary-it, Gillian McCormack dhe drejtoresha ekzekutive e Qendrës Globale të Biznesit, Bonnie Nunnari.

Me kryetarin Nenshi u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në mes dy qyteteve dhe qeverive lokale përkatëse.

Kryetari Haziri u sigurua nga kryetari Nenshi se ai dhe qeveria e tij janë të gatshme për të përkrahur ngritjen e kapaciteteve zhvillimore ne Gjilan.

FIDANISHTJA

Ndërsa, në takimin me znj. McCormack dhe znj. Nunnari u diskutuan përvojat e tyre ne atraktimin e investimeve të huaja si dhe mënyrat e bashkëpunimit.
“Ne jemi të gatshëm që të mësojmë nga praktikat më të mira e më të suksesshme ndërkombëtare të çasjes në zhvillim ekonomik lokal e rajonal dhe përvojat e marra nga autoritetet përkatëse në Calgary, janë të shkëlqyeshme”, ka thënë Haziri.

Kreu i Gjilanit dhe përfaqësueset e sektorit të zhvillimit ekonomik në Calgary, u pajtuan që Gjilani mund të kthehet në një qendër rajonale të zhvillimit ekonomik dhe për këtë do të përdoren edhe strategjitë e suksesshme të implementuara në Calgary deri më tani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.