KKVITI

Mesfushori shqiptar i Bayernit që po e çmend Guardiolën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Meritan Shabani është duke e çmendur Pep Guardiolën me cilësitë e tij. 17 vjeçari nga fshati Vojnoc i Komunës së Shtimes, është duke stërvitur kohë pas kohe me ekipin e parë të Bayern Munichut, me ftesë të trajnerit Pep Guardiola, përcjell Gazeta Express.

Meritan Shabani që luan në pozitën e mesfushorit ofensivë te të rinjtë e Bayernit dhe mban numrin 10, gjatë këtij edicioni është ftuar disa herë në stërvitje me ekipin e parë nga trajneri Pep Guardiola i cili ka mbetur i mahnitur me cilësitë e 17 vjeçarit, përcjell Gazeta Express.

Mobi Casa

Përveç kësaj, Meriton Shabani renditet i 22’ti në listën si talenti më premtues në Gjermanisë. Një burim i afër me talentin shqiptar, ka thënë se Shabani nga U17 ka filluar të luaj këtë edicion për U19 te të rinjtë e Bayernit, e gjitha kjo fal talentit të tij.

Të shumtë janë futbollistët shqiptarët që kanë depërtuar dhe kanë bërë emër në botën e futbollit, një gjë të tillë pritet ta bëjë edhe Shabani i cili vlerësohet jashtëzakonisht shumë nga gjermanët. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.