Më mjafton t`i
Brenda Teje jam nga zanafilla e këndej, Hiç nuk po më dilet jashtë, Mjegull ftohtë e krahnezë
Më grithet fyti me pak
Më mirë askund s’ e kam
Shporeti kërcëllen nga drutë
Nxehtë si për veti
Vetëm një kafe shpie më mungon
Dhe Ti që nuk lajmërohesh pa shenjë
Pastaj e kujdesshme je nuk harron
Një natë të mirë ma dëshiron
Me çelës mbylli derën
Me çarçaf të bardhë sytë
Nis e ëndërroj sikur jam me Ty
Pas pak bëjmë dashni
Kurvat asnjëherë nuk i kam provuar
Më mjafton ti
Sabit Rrustemi
( 16 dhjetor 2015 )


