Jam krenar që jam fshatar
Në shenjë mirënjohje, respekti, nderimi e kujtimi për nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Fillore “Afërdita” të fshatit Kishnapolë.
Kam shtëpinë atje mbi shpat –
Shtëpi t’ vogël, jo pallat !
Lindë e rritur jam në fshat –
M’ uroi nëna: “Bir, paq fat!”
Jam krenar që jam fshatar –
Mbi të gjitha, jam shqiptar !
Kam shtëpinë mbi atë bregore –
I dua libra dhe fletore !…
Çdo ditë shkoj në shkollë fillore –
Unë jam nxënëse shembullore !
Jam krenare që jam fshatare –
Mbi të gjitha, jam shqiptare !
Kam shtëpinë përmbi zabele –
Atje e ruaj një tufë me dele !…
Blegërojnë qengjat be, be, be,
Lulëzon jeta plot hare !…
Jam krenar që jam bari –
Këndoj këngë për krenari !
Kam shtëpinë në atë fushëgropë –
Atje e ruaj kopenë me lopë !…
Kem bulmete me bollak –
Djathë, kos, qumësht, tëlyen e kajmak!…
Jam krenare që jam bareshë –
Jam shqiptare, jam mbretëreshë !
Kam shtëpinë në breg t’ një përroi –
Ujë të freskët pi nga kroi !
Uji i freskët mua më rritë,
Ajri i pastër më flladitë !
Kem bukë boll e bereqet –
N’ vendin tim, jetoj si mbret !
Gjilan, më 17.12.2015. Demir Krasniqi


