Fundamenti

Studentët e UBT-së vizituan Universitetin e Varshavës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Studentë të UBT-së, të prirë nga profesori Alfred Marleku qëndruan për një vizitë në Universitetin e Varshavës, respektivisht në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të këtij universiteti.

Gjatë vizitës, studentët kanë realizuar një varg aktivitetesh, përfshirë takime të rëndësishme, ligjërata dhe pjesëmarrje në konferencë.

Fillimisht, ata kanë marrë pjesë në ligjëratën e profesorit Jerzy Ciechanski, në lëndën “Hyrje në Politikën Botërore”, pastaj në ligjëratën e ligjërueses Karina Jedrzejowska, në ligjëratën “Integrimi monetar dhe financiar në Bashkimin Evropian”, si dhe në ligjëratën speciale me Prof. John J. Mearsheimer (një ndër autorët më të njohur botërorë të marrëdhënieve ndërkombëtare sot në botë), në temën “Si e shkaktoi Perëndimi krizën e Ukrainës”.

Fundamenti

Po kështu, studentët u takuan me zonjën Maria Lukasiewicz, përfaqësuese nga Unioni i Studentëve të Universitetit të Varshavës, si u takuan me Prof. Dr. Marta Kicinska-Haibior, prorektore e Universitetit të Varshavës.

Studentë po kështu zhvilluan takim edhe me profesorët Jakub Zajaczkowski dhe Karina Jedrzejowska.

Gjatë qëndrimin në Varshavë, studentët e UBT-së morën pjesë edhe në konferencën ndërkombëtare “Realizmi dhe politika e fuqive të mëdha në Evropë dhe në Pacifikun Aziatik”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.