FIDANISHTJA

Shitja e mjeteve piroteknike në Gjilan lejohet nga data 26 deri më 31 dhjetor

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me qëllim të koordinimit të aktiviteteve për menaxhimin e situatës për parandalimin e rrezikut nga substancat piroteknike ruajtjen e mjedisit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga dëmet që mund të shkaktojnë produktet piroteknike, në Gjilan është mbajtur sot një takim, në të cilin ka marrë pjesë drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Agim Zuzaku, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu, toger Feriz Abazi nga Policia e Kosovës si dhe inspektorët përkatës të Komunës.

Nga ky takim ka dalë apeli tek qytetarët për mospërdorimin e substancave piroteknike apo fishekzjarrëve nga fëmijët, por edhe nga të tjerët nëpër rrugët e qytetit ku rrezikohet siguria e qytetarëve.

Ndërsa, shitësve të mjeteve piroteknike u bëhet apel që të mos u shesin fëmijëve pa prind dhe se shitja e tyre të bëhet me leje nga Drejtoria e Shërbimeve Publike nga data 26.12.2015 deri më 31.12.2015, në të kundërtën do të ndërmerren masa konform ligjit.

Hidromorava

Në takimi e përbashkët është vendosur që të ndërmerren të gjitha masat për parandalimin e rrezikut të përgjithshëm duke ndaluar shitjen e substancave piroteknike deri më datën e lartcekur, të gjithë shitësit e substancave piroteknike të marrin leje për hapësirën për shitje, e policia të asistoj në aksionet e Inspeksionit të Shërbimeve Publike dhe Inspeksionit të Tregut.

Poashtu, është vendosur që të mos u jepet leje shitësve për shitjen e substancave piroteknike edhe në datat e sipërpërmendura në afërsi të të gjitha institucioneve shkollore dhe shëndetësore, të tërhiqet vërejtja shitësve për ndezjen e fishekzjarrëve nga vetë ata, në të kundërtën do të gjobiten, ndërkaq inspeksioni i shërbimeve publike dhe i tregut të punoj me orar të zgjatur për të parandaluar shitjen e paautorizuar dhe në vendet e pa lejuara./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.