UBT

E shtuna me diell

/ 1 minutë lexim
HW

Sot në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe vranësira të herëpashershme lokale. Pasdite vonë rrallë në disa zona malore mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu. Do të fryjnë erëra të freskëta nga veriu e verilindja të cilat lokalisht nganjëherë mund të jenë të fuqishme.

Temperaturat nga 5 minimalja deri në 20 maksimalja.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Rrebeshe afatshkurtra dhe të izoluara shiu me vetëtima e bubullimë mund të ketë në jug të Shqipërisë dhe juglindje të Maqedonisë së Veriut. Rrebeshe më intensive priten në territorin e Greqisë.

FIDANISHTJA

Dita e diel vjen më e qetë në aspektin e erërave dhe kryesisht me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje deri në 22 në Dukagjin e 20 në Rrafshin e Kosovës. Reshje të dobëta dhe të pakta priten në disa pjesë të Shqipërisë.

Java e re fillon me shtim gradual të vranësirave dhe me mundësi për reshje lokale shiu. Gjasat për reshje lokale shiu do të rriten nga dita në ditë./MeteoBallkan/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.