Mobi Casa

Haziri po qëndron në Kanada, sot ka takuar kryetarin e Edmontonit të Alberta-s

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Kanada, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është pritur nga kryetari i Edmontonit në Alberta të Kanadasë, Don Iveson. Në takim me kreun e kryeqytetit të Provincës së Alberta-s, kryetari Haziri shoqërohej edhe nga Faton Bislimi, koordinator për politika dhe bashkëpunim rajonal.

Kryetari Iveson, duke i dëshiruar mirëseardhje kryetarit Haziri në Edmonton dhe Alberta, i shprehi gatishmërinë e tij dhe të qytetit të Edmontonit për të gjetur mënyra të bashkëpunimit konkret në të ardhmen e afërt.

Ndërsa, kryetari Haziri e njoftoi nikoqirin me gjendjen në Komunën e Gjilanit si dhe sferat ku ka nevojë për marrje të eksperiencave kanadeze nga të cilat mund të përfitoj Gjilani.

Mobi Casa

Në këtë kontekst, theks i veçantë iu vu bashkëpunimit në fushën e arsimit, më konkretisht shkëmbimit të nxënësve, mundësisë për të realizuar një program trajnues profesional nga Edmontoni për stafin e Komunës së Gjilanit, si dhe organizimit të një vizite zyrtare të z. Iveson së bashku me një grup afaristësh nga Edmontoni në Gjilan vitin që po vjen.
“Bashkëpunimi me qytete të një vendi mik siç është Kanadaja na jep mundësi për realizim të shumë projekteve zhvillimore për komunën tonë, dhe ne jemi shumë mirënjohës për ngrohtësinë dhe vullnetin e shprehur nga homologu im këtu në Edmonton që të punojmë së bashku në këtë drejtim,” ka thënë Haziri, duke shtuar se do të ishte nderë i veçantë që në një të ardhme jo të largët, Gjilani të bëhej nikoqir i vizitës së parë të kryetarit Iveson në Ballkan.

Në ditët në vijim, kryetari Haziri do të ketë takime tjera me rendësi edhe me zyrtarë të Qeverisë së Provincës së Albertës si dhe do të ketë takime pune edhe në dy qytete kryesore të Albertës – Calgary dhe Lethbridge./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.