UBT

Refik Shala zgjedhet kryesues i ri i Komitetit të Gjeodezisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komiteti për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë (KGJKP), të mërkurën, në takimin e radhës, ka zgjedhur Refik Shalën (LDK) për kryesues të ri, meqë kryesuesi i deritashëm Nevzad Rushiti ka kaluar në Komitetin për Politikë dhe Financa (KPF). Njëherësh, Sami Ahmeti është zgjedhur anëtar i ri i KGJKP, në vend të Arben Maliqit, i cili po ashtu ka kaluar në KPF.

Për zgjedhjen e Shalës kanë votuar 6 anëtarë të Komitetit, ndërkaq një (përfaqësuesi i VV) ka abstenuar.

Venhar Haziri, zëvendëskryesues i Komitetit, ka kërkuar nga anëtarët e kësaj trupe komunale vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që kanë pasur deri tani, edhe me kryesuesin e ri, meqë Refik Shala, është anëtari më i ri i Kuvendit Komunal, i bindur se bashkërisht do të bëjnë punë të dobishme për qytetarët e Gjilanit.

Komiteti ka falënderuar anëtarët e deritashëm, Nevzad Rushiti e Arben Maliqi, për bashkëpunimin që kanë treguar gjatë kohës sa kanë qenë pjesë e kësaj trupe komunale, e cila ka bërë rekomandime të rëndësishme dhe asnjëra prej tyre nuk është anuluar ose kthyer mbrapsht.

Hidromorava

KGJKP, me propozimin e Fadil Hajdarit (PDK) e shtyu për takimin e radhës diskutimin për planin e punës, për t`i dhënë kohë kryesuesit të ri që të përgatis një draft-plan të vetin.

Duke u falënderuar për besimin, Refik Shala njëkohësisht kërkoi bashkëpunim nga anëtarët e KGJKP si dhe nga Drejtoria e linjës.

Sadudin Berisha, drejtor i Gjeodezisë, Kadastrës dhe Pronës, tha se ky Komitet ka qenë deri tani ndër trupat më funksionalë të Kuvendit Komunal dhe u shpreh i bindur se me këtë ritëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërkohë që premtoi bashkëpunimin e tij./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.