KEDS investon edhe në “Bregun e Djegur”
Gjilan – Besnik Sherifi tha se në lagjen e qytetit “Bregu i Djegur” në Gjilan janë kryer këto punë ku kanë përfituar rreth 272 konsumatorë, si dhe janë implementuar 60 shtylla betoni si dhe kemi investuar kabllo të tensionit të mesëm 10kV dhe tensionit të ulët 0.4 kV rreth 7800 m.
Investimit të KEDS-it për të bërë në një vend të gjitha shtyllat dhe telat ka gëzuar edhe banorët e lagjes “Bregu i Djegur” në Gjilan.
Qytetari Betim Ibrahimi tha për rajonipress se shtyllat e drurit dhe telat e vendosur vend e pa vend nga qytetarët tani janë zëvendësuar me shtyllat e betonit dhe janë futur kabllot nëpër njehsor të rinj. Kjo është vërtet punë e mirë dhe e dobishme për komunitetin” shprehet Ibrahimi.
Besnik Sherifi menaxher për projekte në KEDS shprehet i bindur se projektet e realizuara nga KEDS-i po bëhen në mënyrë profesionale dhe qëllim primar kanë eliminimin e të gjitha rreziqeve që sjellin tensionet e rrymës, gjithnjë duke krijuar siguri edhe për punëtorët e KEDS-it që dalin në teren.
Sipas tij në lagjen “Bregu i Djegur” janë investuar ose kryer këto punë, ku kanë përfituar rreth 272 konsumatorë, si dhe janë implementuar 60 shtylla betoni si dhe kemi investuar kabllo të tensionit të mesëm 10kV dhe tensionit të ulët 0.4 kV rreth 7800m ./rajonipress/


