Haliti: Parim i qeverisjes sonë të deritanishme është qeverisja me qytetarët
Viti – Një qeverisje e suksesshme është e pamundur pa bashkëpunimin e ngushtë me qytetarët. Parim i qeverisjes sonë të deritanishme është qeverisja me qytetarët, për qytetarët dhe nga qytetarët, qe përbën edhe thelbin e një qeverisje të mirë demokratike, transparente dhe llogaridhënëse. Me gëzon fakti që çdo vendim dhe punë e jona deri më tani ka marr legjitimitetin dhe konfirmimin nga qytetarët është shprehur Sokol Haliti.
Kryetarit i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka mbajtur sot debatin e dytë të rregullt publik me qytetarë. Gjatë këtij debati kryetari Haliti i ka njoftuar të pranishmit mbi zhvillimet e gjithëmbarshme komunale gjatë këtij viti, konkretisht të aktiviteteve dhe të investimeve që janë realizuar gjatë vitit 2015.
Ai po ashtu ka folur edhe mbi sfidat me të cilat përballët komuna por edhe të planeve të saj për vitin në vijim.
Në pjesën e dytë të këtij takimi kryetari Haliti ju është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve të cilat kryesisht ishin të interesuar rreth investimeve për vitin 2016. Po ashtu Zyra për Informim Publik ka shpërndarë botimin e tretë të broshurës informative një vjeçare “ Vitia vendi im 3.”
Kryetari Haliti gjatë këtij debati duke folur mbi punën e institucioneve komunale në veçanti në realizimin e projekteve të ndryshme në interes të gjithë qytetarëve ndër tjerash falënderoj publikisht qytetarët dhe donatorët për mbështetjen e dhënë. “Ju falënderoj për mbështetjen dhe kontributin tuaj gjatë punës sonë të përbashkët në vitin 2015. Një qeverisje e suksesshme është e pamundur pa bashkëpunimin e ngushtë me qytetarët. Parim i qeverisjes sonë të deritanishme është qeverisja me qytetarët, për qytetarët dhe nga qytetarët, qe përbën edhe thelbin e një qeverisje të mirë demokratike, transparente dhe llogaridhënëse. Me gëzon fakti që çdo vendim dhe punë e jona deri më tani ka marr legjitimitetin dhe konfirmimin nga qytetarët. Unë sinqerisht falënderoj çdo qytetarë te komunës sonë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ofruar. Mbetemi të angazhuar që ky bashkëpunim me qytetarë të rritet edhe më tepër në mënyrë që puna jonë të jetë direkt e lidhur me interesat e qytetarëve dhe çdo qytetar të përfitoj nga puna dhe angazhimi jon “ u shpreh Haliti.
Ndërkaq gjatë debatit në fjalë ai ka folur në veçanti për punën e institucioneve komunale gjatë këtij viti dhe sfidat e saj, por edhe për planet për vitin në vijim.
Haliti ka përmendur edhe projektet konkrete të cilat janë realizuar me buxhetin komuna, por edhe përmes donacioneve të ndryshme si në Infrastrukturë, ambient, arsim, kulturë, rini dhe raport por edhe në drejtori dhe sektorë të tjerë.
Ndërsa në pjesën e dytë ka qenë e rezervuar për pyetjet e qytetarëve ku kryetari Haliti ju është përligjur pyetjeve të qytetarëve vitias të cilat kryesisht ishin të interesuar rreth investimeve kapitale në lokalitet e ndryshme të kësaj komune.
Po ashtu është bërë edhe promovimi i buletinit informativ “Vitia vendi im” i përgatitur nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun. Debati i plotë do të publikohet së shpejti në ueb faqen zyrtare të Komunës së Vitisë. /rajonipress/


