Rashiti: Miratimi i buxhetit të Kosovës për vitin 2016, e viktimizoi Gjilanin
Gjilan – Por kryetarit të Gjilanit, ky vendim për buxhetin komunal aspak nuk i bënë përshtypje, sepse ai ka një hall tjetër, organizimin e sa më shumë vizitave turistike, dhe sot ka nisur udhëtimin e tij të ri një javor për në ANGLI…me vizionin e tij se “JETA është QEF” dhe misionin “JETOJE JETËN” ka ironizuar Riad Rashiti.
Sipas Rashitit Deputetët e Gjilanit që janë në pozitë heshtën në këtë seancë, lidhur me vendimin më të rëndësishëm që merret gjatë vitit në punimet e Kuvendit të Kosovës, e që kishte të bëjë me buxhetin e Kosovës për vitin 2016, ku komunës së Gjilanit iu nda një buxhet i “lodhtë”.
E deputetët e opozitës nga Gjilani ishin më aktiv sot, por jo për buxhetin dhe për interesin e qytetarëve që do të duhej ta përfaqësojnë, ata hodhën gazëlotësjellës në sallat e Kuvendit të Kosovës. Asnjëherë nuk shprehën edhe njërin nga shqetësimet e qytetarëve të Gjilanit.
E qytetarët e Gjilanit vazhdojnë të presin me dekada, atë që ju takon dhe atë që e meritojnë, sepse kontributi i tyre është i madh në mbushjen e arkës së shtetit të Kosovës.
Për disa vite Gjilani filloi të trajtohet më mirë me investime nga qeverisja Thaçi, sepse kishte përkushtim dhe angazhim të jashtëzakonshëm të qeverisjes komunale që drejtohej nga ish kryetari.
Ndërsa keqtrajtimi, injorimi, shkelja e Gjilanit dhe zvogëlimi i buxhetit të komunës po ndodh tani, nga qeverisja e Isa Mustafës dhe e kryetarit aktual të komunës së Gjilanit.
Ky mashtrim i madh që po i bëhet Gjilanasve, që mund të quhet edhe si “Mashtrim Maestro” që po vazhdon nga qeverisja e LDK-së dhe e kryetarit të saj në Gjilan.
Si mundet që komunës së Graçanicës t`i ndahet dyfishi i buxhetit të komunës së Gjilanit për investime kapitale për vitin 2016. Gjilani 895 mijë euro buxhet, e Graçanica me 1,7 milion euro.
Andaj qytetarët e Gjilanit duhet patjetër të durojnë këtë qeverisje komunale, që është asgjë më shumë se sa një qeverisje mashtruese, profesionale dhe e licencuar…
U mashtruan për rritje të investimeve, për ulje të tatimit në pronë, për ulje të taksave të bizneseve, për bursa të studentëve, për autostrada, për investime të huaja, për krijimin e vendeve të reja të punës, për punësime sipas konkurseve dhe jo kontrata në vepër, (ndërsa ju anuluan 50 konkurse vetëm në Arsim), për respektim të ligjit (i anulohen plot vendime si të paligjshme), për ambient të pastër (ndërsa gjendja tani kaotike), dallavere me shumë tenderë, rritje të shpenzimeve, cilësi e mjerueshme në projektet e realizuara, si dhe shumë problem të tjera që iu erdhën qytetarëve të Gjilanit, me qeverisjen aktuale në komunën e Gjilanit. Gjilani i Gjilanasve…por me çka?, ka shkruar Rashiti./rajonipress/


