Haliti vizitoi kompaninë “Eco – Higjiena” dhe “Hidromorava”
Viti – Haliti u interesua për kapacitetet, të arriturat, problemet, si dhe ka inkurajuar udhëheqësit e njësive të këtyre dy kompanive për mbështetje në mënyrë që shërbimet për qytetarë të jenë sa më të mira.
Për tu njoftuar më për së afërmi me punën dhe sfidat, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka vizituar kompaninë që menaxhon me mbeturinat “Eco Higjiena” ku u prit nga përgjegjësi i Njësisë në Viti Haxhi Qerimi, si dhe ka vizituar gjithashtu edhe Njësinë e kompanisë së ujërave “Hidromorava” me që rast takoi përgjegjësin Kemur Mustafa.
Haliti u interesua për kapacitetet, të arriturat, problemet, si dhe ka inkurajuar udhëheqësit e njësive të këtyre dy kompanive për mbështetje në mënyrë që shërbimet për qytetarë të jenë sa më të mira./rajonipress/

