KF “Bashkimi” me gjasa reale drejtë ligës së parë
Gjilan – Klubi futbollistik Bashkimi nga Gjilani përmbyllë stinorin vjeshtor në pozitën e pestë në Ligën e 2 Grupi B.
Pas një organizimi të mirë të strukturave të këtij klubi, para fillimit të edicionit të garave ky mes futbollistik nga 12 paraqitjet e tyre në këtë Ligë kanë arritur të grumbullojnë 21 pikë duke u renditur në pozitën e 5 e cila konsiderohet nga kreu i këtij klubi mjaft e suksesshme.
Edhe pse kishin mjaft vështirësi para fillimit të garave ky mes u mobilizua mjaft mirë duke sjellë futbollist të talentuar dhe pa përvojë, por me paraqitjet e tyre dëshmuan se ky klub me hapa të sigurt po ecë drejt aspiratave të tyre inkuadrimi në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.
Ndihmës trajneri i KF Bashkimi Shpend Sylejmani me paraqitjen e futbollistëve në fushë për rajonipres tha:”Ishte një fillim i vështirë, por falë strukturave në klub duke filluar nga kryesia dhe trajneri Ramadan Ahmeti kemi arritë të mobilizohemi dhe konsideroj se ky klub ka një ardhmëri të mirë të futbollit”.
Edhe pse tani renditet në pozitën e 5 KF Bashkimi për ndihmës trajnerin Sylejmani nuk është e pa arritur dy pozitat të cilat shpien në Ligën e Parë.
“Kemi pasur disa lëshime në fillim të edicionit të garave, por kishim edhe një orar të papërshtatshëm, ndërsa në pranverë kemi një orar të përshtatshëm dhe do t`i kompensojmë pikët e humbura”.
Sylejmani është mjaftë i kënaqur edhe me paraqitjen e futbollistëve gjatë 12 takimeve të cilat i kanë pasur. “Vullneti nuk ka munguar si nga futbollistët njëashtu edhe nga kryesia, por pa përvoja e futbollistëve dhe mosha e re e tyre ka bërë të vetën, mendojë se në repartin e mbrojtës nuk ishim në nivelin e duhur por shpresoj se këtë mangësi në skuadrën tonë në të ardhmen do ta eliminojmë”.
Padyshim se njeriu më meritor për këto suksese është edhe vetë kryetari i këtij klubi Enver Elezi i cili në asnjë moment nuk u nda nga futbollistët duke ju ndihmuar në mënyra të ndryshme, siç bëjnë të ditur disa zyrtarë të këtij klubi shpresohet se për pak ditë këtij mesi futbollistik do t`i dilet në ndihmë edhe një donatorë i jashtëm./sylejman ismajli/ rajonipress/


