Eko Higjiena

Porosia e kryeprokurorit Maloku për ata që nuk i duan institucionet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Mendojmë se sulmi ka qenë i planifikuar mirë nga ata që nuk i duan institucionet e shtetit e që e duan ma shumë anarkinë. Kemi porosi për të gjithë ata që janë kryes të këtyre veprave kriminale dhe urdherdhenesit e tyre se ligji do i godas shpejt dhe pa pardon duke i bërë përgjegjës për gjithë dëmin e bërë këtyre organeve shtetërore thotë Jetisdh Maloku kryeprokuror në Gjilan.

Jetish Maloku është zyrtari i parë i lartë i Prokurorisë që ka reaguar ndaj djegies së veturave të Prokurorisë në Gjilan dhe në tri qytete të Kosovës. “E vërteta është se në natën e së shtunës ka ngjarë një sulm në institucionet shtetërore e edhe ne institucionin e Prokurorisë sonë në Gjilan, me ç`rast një i dyshuar apo më shumë kanë hyrë në oborrin e Prokurorisë duke kaluar pengesat (rrethojën) e saj dhe në këtë rast më parë me një çekan kanë thyer dritaret e një automjeti zyrtar e më pas kanë gjuajtur në brendësi disa molotov duke shkaktuar zjarr në automjetin e cekur”.

FIDANISHTJA

Sipas Malokut sulmi ka qenë i planifikuar mirë nga ata që nuk i duan institucionet e shtetit e që e duan ma shumë anarkinë. “Kemi porosi për të gjithë ata që janë kryes të këtyre veprave kriminale dhe urdherdhenesit e tyre se ligji do i godas shpejt dhe pa pardon duke i bërë përgjegjës për gjithë dëmin e bërë këtyre organeve shtetërore. Rasti është në procedim e sipër dhe me shumë shpresa të mëdha se hetimi është në rrugë të mbarë t`i identifikoj këta keqbërës dhe shkelës të ligjit” tha Maloku./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.