Shkatërrimi i drunjëve në rrugët e Gjilanit, është skandaloze dhe e frikshme
Gjilan – Është e papranueshme dhe skandaloze prerja e drunjëve që ndodhi sot në qytetin e Gjilanit. Ky shkatërrim total i gjelbërimit të paktë që ka qyteti ynë dhe prerja e drunjëve shumë vjeqarë në rrugën kryesore të Gjilanit, është jashtëzakonisht i dëmshëm dhe i frikshëm për faktin se kjo qeverisje komunale nuk është normale ka thënë Riad Rashiti këshilltar i PDK-së.
Rashiti ka thënë se asnjë justifikim nuk mund të ketë për këtë shkatërrim masiv të ambientit dhe gjelbërimit që ndodhi sot në këtë pjesë të qytetit të Gjilanit.
Projekti i cili ka filluar të realizohet për ndërtimin e rrugës në katër korsi, ka mundur pa problem të realizohet edhe pa prerjen e këtyre drunjëve, sepse hapësira ka qenë e mjaftueshme, kur merren parasysh që mundësitë në ekzekutimin e këtij projekti kanë qenë për të devijuar në dy anët e rrugës kryesore, në mënyrë që të shpëtoheshin këta drunjë jashtëzakonisht të mirë dhe të paktë që ka sot qyteti ynë.
Kur në qeverisjen e kaluar ishin prerë drunjët nëpër qytet, pas konstatimit të ekspertëve se ishin prekur nga një sëmundje që prishnin drunjët e vjetër (e që shiheshin nga të gjithë se si thaheshin), ishte bërë zhurmë aq e madhe nga opozita e atëhershme, e që sot është në pushtet dhe po masakron drunjët pa qenë fare domosdoshme një veprim i tillë.
Me bindje të plotë mund të konstatojmë se ky projekt ka mundur të realizohet pa shkatërruar aspak këta drunjë me vlerë të jashtëzakonshme për ambientin.
(Fotot janë huazuar nga profili i një qytetari në facebook (me të cilin jemi miq në FB) i cili ka shprehur mllefin e tij për këtë veprim skandaloz të komunës, i cili edhe e ka quajtur “masakra e dytë” i ndodhi Gjilanit), ka shkruar Rashiti./rajonipress/


