Fundamenti

Mehmeti i LDK-së nuk heq dorë: Të shkarkohet Rexhep Kadriu

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Veprimi i duhur i momentit për këto zhvillime në komunë për të treguar përkushtim institucional do të duhej të ishte nëse jo dorëheqjet morale të këtyre zyrtarëve, jo prishja e koalicionit me AAK atëherë shkarkimi i nënkryetarit dhe dy drejtorëve komunal të AAK-së është e domosdoshme sepse kanë qenë bashkëpjesëmarrës në shkelje ligjore dhe zëvendësimi me kuadro të tjera të AAK-së, nëse duhet patjetër të vazhdohet “koalicioni i besimit”që unë mendoj se nuk ka nevojë LDK-ja dhe Gjilani ka shkruar Arben Mehmeti.

Protesta e ditës së djeshme në qytetin e Gjilanit mund të vlerësohet si një manifestim paqësor që vlen të përshëndetët në një këndvështrim të caktuar organizativë, por jo edhe në aspektin politik dhe juridik sepse kjo protestë ishte në vazhdën e parapërgatitjeve për të mobilizuar qytetarët që t`i përdorin dhe keqpërdorin për synimet politike të këtyre subjekteve politike VV/AAK dhe Nisma për të marrë pushtetin përmes dhunës dhe rrugës që është metodë jo demokratike dhe jo institucionale.

Në Gjilan protestuan qytetarët e shumë komunave të Kosovës që është në vazhdën e përdorimit të metodave paraelektorale siç jemi mësuar t`i shohim dhe nuk mund të thuhet se kjo protestë pati përkrahje qytetare të Gjilanasve.

Në Gjilan u shfrytëzua vetëm hapësira territoriale për të protestuar nga komunat tjera të Kosovës.

Nga qytetarët e komunës së Gjilanit ju tha një JO e madhe këtyre subjekteve politike që po tentojnë të zhvendosin vendimmarrjen nga parlamenti i Kosovës në rrugë dhe sheshe dhe për këtë maturi duhet të vlerësohen maksimalisht.

Këto subjekte politike dhe liderë politikë janë të njëjtit që po sulmojnë dhunshëm institucionet,policin e shtetit dhe po injorojnë këshillat e miqve ndërkombëtar që e pavarësuan vendin tonë dhe për këtë nuk ka vend për vlerësim pozitiv të këtij tubimi parazgjedhorë”politik”.

Ne edhe mund të pajtohemi që Asociacioni dhe demarkacioni janë të dëmshme për Kosovën, por se debati duhet të jetë kuvendi i Kosovës dhe institucionet tjera e jo rruga.

FIDANISHTJA

Prandaj mjetet e dhunshme, shkeljet ligjore dhe anarkia nuk do të duhej të mbështeteshin nga njerëzit që janë pjesë të qeverisjes komunale në Gjilan respektivisht AAK-ja, Nënkryetari i Komunës së Gjilanit dhe drejtorët komunal të AAK-së.

Si mund të kërkohet nga qytetarët e komunës së Gjilanit që të respektojnë ligjet dhe rregullat kur i njëjti nënkryetar dhe drejtorat komunal ju organizojnë tubime politike atyre që po dhunojnë shtetin me metoda jodemokratike dhe antiamerikane.

Nënkryetari i komunës së Gjilanit është bashkëpjesëmarrës në shkeljen ligjore që bëhet nga lideri i Vetëvendosjes në Gjilan ku duke shkelë ligjin nga masa e arrestit shtëpiak bëhet folësi kryesor i tubimit duke dalë mbi shtetin dhe drejtësinë në vend.

Dhe për këto bashkë pjesëmarrje në shkelje ligjore do të duhej të japin llogari zyrtarët komunal që kanë qenë bashkorganizatorë të këtij tubimi ku udhëheqësit e opozitës po cenojnë drejtësinë dhe ligjet e Kosovës.

Shtrohet pyetja kujt i shërbejnë ligjet atyre që kanë pushtet apo qytetarëve, përgjigjja reale do të ishte dy kategorive, por se në rastin e tubimit të Gjilanit u vërtetua se ligjet nga një pjesë e udhëheqjes së Gjilanit(Nënkryetarit të komunës dhe dy drejtorëve komunal të AAK-së) mendohet se vlejnë vetëm për qytetar dhe jo edhe për ta me petk institucional.

Nuk e kuptoj se si munden tash këta zyrtarë komunal që tash e tutje të kërkojnë nga qytetarët e komunës së Gjilanit respektim të ligjeve kur ata vetë janë bashkëpjesëmarrës në shkelje ligjore.

Ky është një rrezik permanentë për qeverisjen komunale në Gjilan.
Veprimi i duhur i momentit për këto zhvillime në komunë për të treguar përkushtim institucional do të duhej të ishte nëse jo dorëheqjet morale të këtyre zyrtarëve, jo prishja e koalicionit me AAK atëherë shkarkimi i nënkryetarit dhe dy drejtorëve komunal të AAK-së është e domosdoshme sepse kanë qenë bashkëpjesëmarrës në shkelje ligjore dhe zëvendësimi me kuadro të tjera të AAK-së, nëse duhet patjetër të vazhdohet “koalicioni i besimit”që unë mendoj se nuk ka nevojë LDK-ja dhe Gjilani ka shkruar Arben Mehmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.