Eko Higjiena

Hoti: Kosova e gatshme për të marrë kredi zhvillimore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se të hënën, Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë në lexim të dytë ndryshimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike.

Me këtë, sipas tij, bëhet e mundur ndryshimi i rregullës fiskale dhe i mundësohet Qeverisë të hyjë në hua tek institucionet financiare ndërkombëtare për të financuar projekte të mëdha kapitale, siç janë projektet e sistemeve të ujitjes së tokave bujqësore, hekurudhat, rrjeti energjetik dhe projekte të tjera strategjike.

“Kosova është në pozitë mjaft të volitshme sa i përket borxhit publik, prandaj ka hapësirë të mjaftueshme për të marrë kredi VETËM për qëllime zhvillimore”, ka thënë Hoti, raporton Koha.net.

ARKATANA

Sipas ministrit Hoti, borxhi i përgjithshëm aktual është rreth 728 milionë euro, që është rreth 12.6% e Bruto Prodhimit Vendor që ka Kosova ndërsa thekson se kjo përqindje është mjaft e ulët krahasuar me vendet në regjion – borxhi publik i Shqipërisë është 73.6% e Bruto Prodhimit Vendor, në Maqedoni 37.3%, në Mal të Zi 60.4% dhe Bosnja 46.6%.

“Anët pozitive të borxhit publik të Kosovës janë se rreth gjysma e borxhit është borxh i brendshëm, tek bankat dhe subjektet vendore, që është krijuar përmes lëshimit të letrave me vlerë. Vetëm gjatë këtij viti janë ngritur 120 milionë euro shtesë borxh publik nga letrat me vlerë dhe me kalimin e kohës, letrat me vlerë janë me afat gjithnjë e më të gjatë. Po ashtu, norma e baraspeshuar e interesit për borxhin publik është 2.5%. Vetëm 13.7% e borxhit nuk është në euro, që është ekspozim mjaft i ulët ndaj rrezikut të ndryshimit të kursit të këmbimit. Kjo valutë është SDR nga kredia që kemi me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe është relativisht stabile. Ndërkaq, 86% e borxhit ka normë fikse të interesit”, ka sqaruar ministri i Financave, Avdullah Hoti.

http://koha.net/?id=27&l=88696

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.