Mobi Casa

Fshatrat Skifteraj, Radivojc e Budrikë flasin për krijimin e Zonës ekonomike

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Me qëllim të njoftimit me vendimin për themelimin e zonës ekonomike në Zonën kadastrale në Budrikë, përfaqësues komunal të Vitisë kanë zhvilluar një debat publik me banorët e tri lokaliteteve që shtrihen për gjatë kësaj zone Radivojc, Skifteraj dhe Budrikë.

Prezenca e banorëve në këtë debat, dëshmoi interesimin e tyre për të ditur më shumë rreth këtij plani, që parasheh edhe punësimin e një numri të punëtorëve, respektivisht që do të ndikoj pozitivisht në zhvillimin e ekonomisë. Ata parashtruan edhe pyetje dhe shfaqën interesime lidhur me procesin e krijimit të kësaj zone, ndërkohë që zv .kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu i ka njoftuar ata se kjo ka për qëllim mbështetjen e prodhuesve agro-bujqësor.

Aliu ka theksuar se zona kadastrale në Budrikë, edhe me planin zhvillimor komunal parashihet të shndërrohet si zonë ekonomike, andaj edhe ka kërkuar nga banorët që të kontribuojnë në plotësimin me ide të reja.

FIDANISHTJA

Për rendësin dhe efektin që do ta ketë në zhvillimin ekonomik të komunës krijimi i kësaj zone ekonomike, Mentor Rexhepi udhëheqës i Zyrës për Investime ka thënë se ajo përfshinë një sipërfaqe prej 15.5 hektarë, ku do të mund të ushtrojnë veprimtarinë 38 biznese e ku do të punësohen rreth 200 punëtorë. “Investimi për ndërtimin e kësaj zone parashihet të kap shumën e 870.000 euro. Dihet se komuna nuk ka buxhet të mjaftueshëm për ta realizuar këtë projekt dhe na duhet që të na mbështes Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Në këtë zonë, bizneset mund të ushtrojnë veprimtarinë 2 vitet e para duke u liruar nga taksat komunale. Ndërkohë që më pas parashihet që komuna të ketë të hyra prej 10.000 eurosh në vit” ka thënë Rexhepi.

Ai po ashtu ka potencuar se përparësi për të zhvilluar biznes në këtë zonë, do të kenë prodhuesit agro-bujqësor. Ndërsa rreth ndërtimit e objektit dhe çështjeve tera teknike të zonës ekonomike, inxhinieri komunal Xhelal Musa ka prezantuar projektin detal të objektit. Të pranishmit në këtë debat, si shqetësim kryesor kanë paraqitur edhe pyetje lidhur me procedurat që do të pasojnë deri në finalizimin e këtij projekti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.