Bilic i frikësohet Shaqirit
Forma e lartë e Xherdan Shaqirit e shfaqur në ndeshjen e fundit ndaj Manchester Cityt, ka nisur të frikësojë trajnerë kundërshtarë në Angli.Të shtunën e kaluar Stoke City mposhti skuadrën e Manuell Pellegrinit 2:0, falë edhe dy asisteve të Shaqirit.
Skuadra e tij të shtunën (nesër) është mysafir i West Ham Unitedit, trajner i së cilës është kroati Slaven Biliq.
“Xherdan Shaqiri ishte te Bayerni dhe Interi, dhe klube të mëdha ishin duke e kërkuar atë, prandaj për trajnerin e Stoke Cityt, Mark Hughes është një kredit që e morën atë”.
“E njëjta gjë ndodhi edhe me Bojan Krkiçin një vit më parë”, deklaroi Biliq në konferencën për shtyp.

