United Hospital

Matoshi: Policia së shpejti me prezencë të përhershme në Karaqevë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi, së bashku me zëvendëskomandantin e Stacionit Policor Gani Huruglica, përgjegjësin e stacionit të policisë në Muqiverc Toger Milaim Demolli, drejtorin e Shëndetësisë Agim Bucolli, Drejtorin e QKMF-së, Rabit Dërmaku, komandantin e KFOR- it, njësia LMT Kapitenin Gorforth dhe përfaqësuesin e Departamentit për Mirëmbajtjen e Objekteve të Policisë sot vizituan fshatin Karaqevë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte hapja e një pike të përhershme të stacionit policor në fshatin Karaqevë, pikërisht në gjysmën e objektit të ambulancës së fshatit. Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi ka thënë se sot po fillon të implementohet një punë për të cilën kemi pasur takime e biseda me shumë faktorë relevantë në muajt e kaluar. ”Duke u përgjigjur në kërkesën e stacionit policor, ne kemi vendosur që një pjesë të këtij objekti t`ia japim në shfrytëzim pa kompensim policisë e cila është e përkushtuar që këtu të vendos një pikë të përhershme të sajën deri në zgjidhjen e problemit të vijës kufitare. Ky është një përkushtim i yni që banorët e fshatrave Karaqevë e epërme dhe e Poshtme të ndihen më të sigurt dhe njëkohësisht policia të jetë sa më pranë qytetarëve të kësaj ane” ka thënë Matoshi.

Falënderime ndaj Komunës së Kamenicës patën udhëheqësit e policisë Zëvendëskomandanti Gani Huruglica dhe Togeri Milaim Demolli.

Hidromorava

Ndërsa këtë projekt e ka vlerësuar lartë edhe Kapiteni Gorforth, i cili në emër të KFOR-it u shpreh i gatshëm që të përfshihen në realizimin e këtij projekti.

Në ditët zyrtarë të Policisë së Kosovës do të jenë në këtë objekt për të hartuar projektin e renovimit të tij dhe shumë shpejt, patrullat e policisë së Kosovës do të kenë prezencë të përhershme në këtë pjesë dhe qytetarët mund t`i paraqesin problemet e tyre në këtë zyre raportuese./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.