Veliu: Qeveria ka pasur performancë të mirë
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka vlerësuar se gjatë vitit të parë Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa ka pasur performancë të mirë. Ai ka thënë se, pavarësisht vështirësive dhe presionit të jashtëzakonshëm opozitar, janë bërë disa punë të mira të cilat duhet të vlerësohen.
Gjatë kësaj periudhe, Veliu ka theksuar se Qeveria nuk ka pasur asnjë aferë korruptive, pasi ka punuar për çrrënjosjen e dukurive të këqija.
Ai tha për ‘Epokën e re’ se gjatë tre vjetëve të ardhshëm do të krijohen kushtet për krijimin e vendeve të reja të punës si dhe do të ketë më shumë zhvillim ekonomik.
Veliu ka folur edhe për krizën politike, duke thënë se zgjidhja e vetme është dialogu brenda institucioneve. /Telegrafi/


