Gashi tek Young Boysi
Shkëlzen Gashin me të gjitha gjasat do të largohet nga Baseli.
Sipas Shekullit, i cili transmeton shkrimin e “Blick”, e përditshme zvicerane prestigjioze, e ardhmja e mesfushorit me tipare sulmuese të kombëtares kuqezi mund të jetë sërish në kampionatin zviceran, pasi Young Boys dhe Basel janë duke menduar një shkëmbim të bujshëm.
Mesfushori i Young Boys, Stefen, kontrata e të cilit i skadon në fund të sezonit, mund të transferohet nën urdhrat e Fisherit, teksa lojtari kuqezi, ndërkohë që Gashi do të transferohet tek Young Boysi. Gashi është përzgjedhur edhe në formacionin më të dobët të javës në Zvicër nga kjo e përditshme zvicerane.


