Hetemaj nuk largohet nga Chievo
Mesfushori Përparim Hetemaj po ndihet mirë te Chievo dhe nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi edhe pse ka oferta, shkruan të hënën “Iltalehti.fi”.
Hetemaj 28-vjeçar ka kontratë me Chievon deri në verën e vitit 2017, kurse këtë edicion në Serie A tri herë ka bartur shiritin e kapitenit, përcjell sot Koha Ditore.
“Jam i nderuar që këtë edicion kam bartur shiritin e kapitenit edhe pse jam lojtar i huaj. Kjo do të thotë se klubi ka respekt të madh për mua dhe jam i lumtur për këtë”, ka thënë Hetemaj.
“Për këtë arsye nuk kam nevojë të shkoj te asnjë skuadër tjetër”. Hetemaj është pjesë e Chievos prej vitit 2011 dhe këtë edicion ka shënuar një gol në 13 paraqitje në Serie A. Chievo aktualisht zë vendin e 11-të me 19 pikë pas 15 xhirove.
http://koha.net/?id=6&l=87951


