Hasin mund ta zëvendësojë Ravanelli
Mediat në Belgjikë bëjnë të ditur se e ardhmja e Besnik Hasit me Anderlechtin mund të mbyllet në fund të këtij sezoni, edhe pse kontrata e tij i skadon në fund të sezonit 2016/2017.
Madje, ‘walfoot.be’, shkruan se drejtuesit e klubit që tani kanë gjetur pasardhësin e trajnerit kosovar. Ai është ish-sulmuesi i mirënjohur Italian, Fabrizio Ravanelli.
Lajmin e kanë konfirmuar burime të ‘ëalfoot.be’. “Fabrizio Ravanelli mund të depozitojë bagazhin e tij në Bruksel sezonin e ardhshëm. Një burim i klubit i ka thënë ‘ëalfoot.be’, ka konfirmuar interesimin e të dyja palëve”, raporton GazetaOlle.com.
Edhe vetë trajneri Italian ka konfirmuar dëshirën për të drejtuar klubin mbretëror në Belgjikë. “Do të doja të vija në Anderlecht. Shpresoj të ketë interesim për këtë”, kishte thënë Italian, që së fundi drejtoi Ajaccion në Francë.
Të enjten Anderlechti pret Qarabagun, dhe një fitore e mundshme i kualifikon nga faza e grupeve të Ligës së Evropës. Diç më keq në renditje skuadra e Hasit qëndron në elitën e futbollit belg.
Pas 18 javësh ata pozicionohet në vendin e katërt me 33 pikë, katër më pak se lideri Club Brugge, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.


