HW

Abrashi: Punësimi dhe mirëqenia sociale prioritet i Qeverisë së Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, u takua sot në Podgoricë me ministren e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Malit të Zi, Zorica Kovaçeviq.

Gjatë takimit, u bisedua për shkëmbimin e përvojave në fushën e shpërndarjes së asistencës sociale, për kriteret e shpërndarjes, të cilat targetojnë familjet që kanë nevojë për asistencë, mundësitë e punësimit sezonal, rregullimin dhe funksionimin e Këshillit Ekonomik e Social si dhe për aspektet që lidhen me pensionet.

Ministri Abrashi e njoftoi homologen malaziase për punën që po bëhet në Kosovë në rritjen e punësimit dhe avancimin e mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës, duke theksuar projektet që po realizohen, të cilat tashmë kanë filluar të japin rezultate konkrete.

United Hospital

“Punësimi përmes zhvillimit ekonomik dhe rritja e mirëqenies sociale janë prioritete qendrore të Qeverisë së Kosovës, në të cilat po punohet me përkushtim maksimal”, tha ministri Abrashi gjatë takimit.

Ministri i MPMS-së, Arban Abrashi, foli edhe për vendimet e koordinuara edhe me FMN-në për rritje të konsiderueshme të pensioneve dhe të asistencës sociale, të
cilat, siç u shpreh ai, po ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e jetës së pensionistëve dhe përfituesve të asistencës sociale.

Ministrja Kovaçeviq foli për progresin e Malit të Zi në këto drejtime, duke vlerësuar orientimin dhe të arriturat e Kosovës në përmirësimin e jetës së qytetarëve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.